Doli në qarkullim nr. i ri i gazetës “Ngjallja”- JANAR 2013. Në këtë numër do të njiheni:
– “Krishtlindje 2012”, mesazhi i kryepiskopit Anastas.
– Kremtim madhështor i Krishtlindjes dhe i Theofanisë në Shqipëri.
– Drekë me rastin e Krishtlindjeve e shtruar nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani për përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
– “Jisu Krishti, Drita e botës” – nga Arkimandrit Kozma Sovjani.
– “Përgjigje e klerikëve orthodhoksë të Kryepiskopatës së Tiranës ndaj shpifjeje të kohëve të fundit.”
– “Tendenciozitet që deformon realitetin” – gazeta “Shekulli” etj. përshtatin shkrimet
me paragjykimet e tyre, duke keqinformuar publikun.
– “E drejta dhe e vërteta janë në vetvete të patjetërsueshme dhe koha gjithmonë i evidenton” – nga intelektualët korçarë.
– Reagime nga Dom Gjergj Meta dhe Tritan Shehu në mbrojtje të Kryepiskopit ndaj sulmeve të AKZ. “Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ” – nga Dom Gjergj Meta.
– “Vidhen dhe dëmtohen rëndë pjesë nga afresku i Onufrit në kishën e Shën e Premtes
në Valsh të Elbasanit” – nga ing. Gentian Stratobërdha.
– “Çfarë duhet të presim më shumë!”
– “ ‘Onufri’, krimi më i madh në histori” – nga Prof. Dr. Aleksandër Meksi
– “Promovimi i botimit faksimile të kodikut njëmijëvjeçar.”