E Diela III e kreshmëve, e Faljes së Kryqit, nga Mitropoliti i Apollonisë & Fierit, H. Nikolla 27.03.2022 (Tekst)
“Kryqi është shpërbilmi ynë dhe kurora jonë”
Brenda planit të Perëndisë, të dashur besimtarë ishte gjithçka që do të ndodhte në jetën e Jesu Krishtit. Mishërimi i Tij, mësimet e Tij, mrekullitë e tij, tradhëtia e Judës dhe më pas të gjitha ngjarjet, arrestimi, kryqëzimi, vdekja dhe Ngjallja u bënë shkaku, që ne nëpërmjet vuajtjeve të Zotit të bëhemi pjesëtarë të Mbretërisë së Perëndisë. Krishti ishte i vetëdijshëm për gjithçka që do të ndodhte në jetën e Tij, si për tradhëtinë, si për pësimet,si për vdekjen.
Ai, përveç kësaj kishte pranuar gjithçka, që do të ndodhte në shërbesën e Tij.
Zoti thotë diçka shumë të vështirë për Judën, pak para arrestimit të tij.
“Biri i njeriut shkon ashtu siç është shkruar, por mjerë ai, që tradhëton atë, do të ishte më mirë për atë të mos kishte lindur fare.
Të dashur, besimtarë dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për Kryqin tonë, secili prej nesh do të mbajë kryqin e tij. Këtë Kryq mund ta ndeshim kudo në jetën tonë, mund ta ndeshim brenda familjes së ngushtë,në shkollë,në shoqëri,në ambjentin e punës, madje dhe brenda komunitet tonë besimtarë.
Le të kujtojmë pak, çfarë ka ndodhur me shenjtorët. Kemi shumë raste, kur përndjekësit e tyre, kanë qenë të afërmit,familjarët e tyre.Le të kujtojmë Shën Varvarën, së cilës ia preu kokën i ati. Juda ishte një nga nxënësit më të afërt nga 12 apostujt,madje Zoti i kishte dhënë të kujdesej për të gjithë ekonominë e vllazërisë, megjithatë e tradhëtoi Zotin.
Kjo gjë mund të ndodh edhe brenda komunitetit tonë, mund të ndjejmë një përndjekje të tillë,madje edhe nga ata që drejtojnë dhe janë shpresëtarë. Kemi plot raste të tilla.Të kujtojmë shën Nektarin, ai ishte një nga klerikët e nderuar te patriarkanës së Aleksandrisë, megjithatë disa nga klerikët e kësaj patriarkane shkruajtën një letër shpifëse patriarku dhe ai e dëboj shenjëtorin nga Patriarkana e dërgoi atë në Athinë, ku vazhduan përpjekjet e tij. Edhe Juda ishte një nga njerëzit më shpresëtar të grupit të apostujve. Kur gruaja mëkatare, i lyen Krishtit këmbët me vaj erëmirë,ai thotë se, këto para të harxhuara,mund të ishin përdorur për të varfërit dhe ndërkohë ai vetë tradhëton Zotin.Kur edhe ne jemi në mëkat, e meritojmë përndjekjen dhe shpifjen dhe gjithçka tjetër nga njerëzit e tjerë, këta njerëz do të marrin qortimin e tyre.
Në historinë e popullit të Izraelit, kur ky popull mëkatonte , lejonte Perëndia që të tjerë popuj të përndiqnin, ta sulmonin,ta skllavëronin.Por me këta popuj, Perëndia hakmerrej, sepse ata u vunë kundër popullit të tij të dashur. Ata paguanin për gjithçka që kishik bërë kundër Izraelit. Ne nuk duhet të frikësohemi pavarësisht se kemi shembullin e Judës, për të cilin Zoti thot që do të ishte më mirë për të që të mos kishte lindur, ne kemi edhe shembullin e apostull Petros, i cili edhe pse ishte një nga nxënësit më të dashur të krishtit,ai e mohoi tre herë Zotin.
Petro nuk veproi si Juda, i cili mendoi se duke tradhëtuar Zotin do ti bënte një të mirë popullit te zgjedhur, por kur pa pasojat, u pendua që mohoi Zotin.
Të dashur besimtarë, secili prej nesh, duhet të ngrejë kryqin e tij ! Nuk ka rrugë tjetër për shpëtimin, veçse nëpërmjet Kryqit.
Kujtojmë sot të djelën e tretë, të Kreshmës, mesi i saj,kryqin, që gjithë jeta jonë është një përpjekje vazhdueshme për të ngritur dhe mbajtur Kryqin tonë. Kryqi ynë është sakrifica që gjithsecili duhet të bëjë dhe kjo nuk është e lehtë, por shumë e mundimshme, me lot dhe pendim.
Megjithatë, të dashur besimtarë, ne nuk duhet ta lëshojmë Kryqin tonë,pavarësisht të gjithave,kryqi është shpërblimi ynë, kurora jonë.
Na denjësoftë Zoti,ta mbajmë kryqin tonë dhe ta shijojmë gëzimin e ngjalljes! Amin!