Ndërfetar i Shqipërisë, po ndjek me shumë shqetësim dhe dhimbje luftën dhe agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, një agresion i pajustifikuar ndaj një shteti sovran.
Ne dënojmë me forcë dhunën dhe gjakderdhjen ndaj njerëzve të pafajshëm, që ka lënduar rëndë çdo zemër dhe shpirt të të gjithë besimtarëve tanë.
Shqiptarët akoma kanë në memorien e tyre ngjarjet tragjike të pak viteve më parë nga luftërat dhe konfliktet e armatosura, ku humbën jetën mijëra civilë, gra dhe fëmijë.
Të gjitha këto ngjarje na tregojnë se paqja, si simbol i të gjitha besimeve tona fetare është gjëja më e shtrenjtë, që ne duhet të kemi dhe promovojmë me çdo formë. Prandaj lutemi dhe kërkojmë që të gjithë faktorët përgjegjës dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, të angazhohen me çdo mjet për arritjen e armëpushimit dhe të paqes në tokën e shumëvuajtur të Ukrainës.
Ne, pesë komunitetet fetare, si pjesë përbërëse e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë të shtojnë lutjet për popullin e Ukrainës dhe arritjen e paqes sa më parë.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
Tiranë, 3 mars 2022