
Ne dënojmë me forcë dhunën dhe gjakderdhjen ndaj njerëzve të pafajshëm, që ka lënduar rëndë çdo zemër dhe shpirt të të gjithë besimtarëve tanë.
Shqiptarët akoma kanë në memorien e tyre ngjarjet tragjike të pak viteve më parë nga luftërat dhe konfliktet e armatosura, ku humbën jetën mijëra civilë, gra dhe fëmijë.
Të gjitha këto ngjarje na tregojnë se paqja, si simbol i të gjitha besimeve tona fetare është gjëja më e shtrenjtë, që ne duhet të kemi dhe promovojmë me çdo formë. Prandaj lutemi dhe kërkojmë që të gjithë faktorët përgjegjës dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, të angazhohen me çdo mjet për arritjen e armëpushimit dhe të paqes në tokën e shumëvuajtur të Ukrainës.
Ne, pesë komunitetet fetare, si pjesë përbërëse e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, i bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë të shtojnë lutjet për popullin e Ukrainës dhe arritjen e paqes sa më parë.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
Tiranë, 3 mars 2022
