Shumica e studentëve që kanë mbaruar janë punësuar. Para 12 vjetësh me iniciativën dhe kujdesin e Kryepiskopit Anastas u krijua Insti-tuti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” (në Tiranë, si dhe Gjirokastër), ku janë përgatitur mbi 1 mijë studentë. Para dy vje-tësh po me nismën dhe kujdesin e Prof. Dr. Anastasit filloi funksionimi i shkollës së lartë me emrin “LOGOS”.
Në datën 15 tetor, në sallën e “Logos”, u bë çelja e vitit të ri shkollor me nxënësit e vitit të parë. Regjistrimet kanë shkuar mbarë, dhe vëtm në vitin e parë janë regjistruar deri tani rreth 100 studentë të rinj dhe çdo ditë ka kërkesa të reja. Në ceremoninë e rastit atyre u foli rektori, prof. dr. Ilia Telo, i cili i falënderoi që kishin zgjedhur këtë shkollë. Ndër të tjera ai tha:
“Kjo është një përzgjedhje shumë e mirë për këto arsye:
– 1. Ne kemi një staf akademik të kualifikuar dhe të përkushtuar: Këtë vlerësim e bëri dhe ekspertja gjermane, kur u akreditua shkolla jonë.
– 2. Shkolla jonë është e licencuar dhe akredituar nga organet përkatëse. Në korrik të këtij viti janë diplomuar rreth 150 studentë të parë dhe pjesa më e madhe janë punësuar sipas kërkesave të tregut të punës
– 3. Shkolla jonë ka ambiente shumë të mira, si auditorë, laboratorë, pajisje informatike, një bibliotekë me literaturë në gjuhë shqipe dhe në gjuhë të huaja etj.
– 4. Ajo ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi si me universitete brenda vendit, po ashtu dhe jashtë. Vlen të përmendet marrëveshja me Universitetin e Pireut dhe të Selanikut, ku përveç të tjerave parashikohet që masteri për studentët tanë të organizohet bashkërisht me këto universitete
– 5.Shkolla jonë i përgatit studentet jo vetëm teorikisht, por dhe praktikisht. Studentët e Laboratorit mjekësor i kryejnë praktikat në labo-ratorë të specializuar, ndërsa ata të ekonomikut në një kompani serioze etj
– 6.Shkolla jonë ka tarifa shkollimi të arsye-shme dhe më të ulëta.
Fjala “logos” rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe ka kuptim studim, analizë, kërkim: ndaj ne duam të përgatisim specialistë, studiues, analistë dhe jo vetëm teknokratë të thjeshtë.
Ju duhet të studioni sistematikisht. Nga për-voja ime shumëvjeçare në pedagogji ju këshilloj që gjërat që mësohen shpejt e shpejt harrohen shpejt, ndërsa ato që studiohen sistematikisht janë pronë e përhershme e njeriut.
Në përfundim dua të theksoj se ne marrim përsipër t’ju përgatisim për jetën. Gjithashtu ju të mësoni mirë anglishten, se masteri në bashkëpunim me universitet e tjera do jetë në këtë gjuhë…
Më pas e mori fjalën zv.rektorja dhe dekanja e fakultetit Ekonomik, prof. Beatriçe Pollo, e cila i uroi, por edhe vuri në dukjen se “Logos” është një shkollë me kërkesa dhe disiplinë të fortë.