Filloi viti mësimor 2012-2013në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” me ambjente në manastirin e Shën Vlashit në Durrës. Dita e parë e një viti mësimor në këtë Akademi filloi me shërbesën e Ajazmës. Kjo shërbesë u kryesua nga Hirësi Nikolli Episkopi I Apollonisë, njëkohësisht drejtor I kësaj Akademie.
    Merrnin pjesë në këtë shërbesë edhe Hirësi Asti, Episkopi I Bylisit, njëkohësisht pedagog në këtë Akademi, gjithashtu merrnin pjesë pedagogë, studentët edhe I gjithë stafi ndihmës I Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, të cilët morën bekimin për vitin e ri mësimor 2012-2013.
    Një ngjarje didi e veçantë, 1 tetori 2012 për studentët, pedagogët, klerikët dhe personelin ndihmës.Është në fakt dita e parë e një decade të re, e dekadës së tretë të jetës së Akademisë “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash të Durrësit.
    Cilat janë sfidat apo të rejat që Kryepiskopi Anastas sjell për të gjithë studentët dhe stafin? Cili është qëllimi I kësaj Akademie në vitet që vijnë? Cilat janë detyrat e studentëve, pedagogëve në vitet e ardhshme? Në këto pika u ndal Hirësi Nikolla, në fjalën e tij përshëndetësenë fund të shërbesës së Ajazmës, gjithashtu ai solli dhe përshëndetjen e Kryebariut të Kishës sonë, Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit.