Manastire në prag restaurimi.
Së fundmi, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, shqyrtoi dhe aprovoi dy projekte të paraqitura nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore e Kishës sonë. Ato janë “?????????? ? ???ℎ?̈? ?ℎ? ??????? ??̈ ?????????? “?????? ? ????????̈???” ??̈ ??ℎ???? ??̈ ??????̈” (për të cilin kemi postuar) dhe “?????? ??????????? ??̈ ???̈????? ? ?????????? “?????? ? ????????̈???”, ???????, ??????̈” (të cilin do të trajtojmë).
Projekti do të fillojë këtë vit, si një udhëzim dhe kërkesë nga Kryepiskopi Anastas, i cili i ka vlerësuar këto manastire jo vetëm si tempuj të Perëndisë dhe për vlerat kulturore e historike, por edhe si mbështetje ndaj kërkesave të komunitetit, që i ka pasur ato në qendër të vëmendjes shpirtërore. Ato kanë qenë vende pelegrinazhi dhe ka shumë histori mrekullish që kanë ndodhur në to.
Falënderojmë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të shpejtë Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, të cilët në një kohë shumë të shpejtë pranuan aplikimin dhe dhanë aprovimin.
Shumë shpejt pas këtij miratimi, me bekimin e Kryepiskopit dhe akordimin e fondit nga ana e Tij do të fillojmë punimet e restaurimit në të dy manastiret.
Manastiri i Skutarasë.
Manastiri i Skutarasë ndodhet në një rrafshnaltë midis detit, kanionit të Vishës, Himarës fshat dhe fshatit Vuno. Ky manastir është lehtësisht i arritshëm nga rruga nacionale dhe duke u ngjitur për rreth 30 minuta arrin në rrafshnaltën ku ai ngrihet. Manastiri është më shumë një skitë e vogël, e cila përbëhet nga kisha dhe konakët, të cilët kanë një sipërfaqe të vogël zhvilluese. Oborri i manastirit është i mbrojtur nga muret rrethues pjesërisht të rrënuar dhe në të hyhet nga porta e vetme nga ana e veriut, në perëndim të kishës. Kisha është e vogël njënefshe dhe e orientuar në mënyrë të rregullt drejt lindjes. Në të hyhet nga ana e oborrit të brendshëm me një hyrje karakteristike nga ana e jugut.
Kisha, në mënyrë konstruktiv,e krijon hapësirën e naosit të saj me një strukturë të përforcuar me pilastra vertikale, të cilat, pavarësisht se struktura e mbulimit është prishur, duket qartë që lidhen në formë brinjore, duke përforcuar qemerin e mbulesës, i cili tani nuk ekziston më.
Nga ajo çka mbetur nga interieri i kishës, duket qartë se ka qenë shumë e pasuruar, sidomos në artin e pikturës murale, si edhe në elemente të tjera. Një pjesë e pikturës murale ruhet ende mirë. Ajo mbulon dhe pjesën e ikonostasit prej guri, i cili është një nga elementet kryesore të kishës. Nga kombinimi i të dhënave morfologjiko-artistike të kishës, mendohet që kemi të bëjmë me një ndërtim të fillimit të shek. XIX, dhe elemente të tjera janë shtuar më pas.
——-
Që nga viti 1992 deri më sot:
• janë restauruar 67 kisha e manastire monumente kulture;
• janë riparuar dhe rikonstruktuar mbi 170 kisha të vjetra historike;
• janë ndërtuar nga themelet 160 kisha të reja.