U kremtua masivisht me gëzim Fjetja e Hyjlindëses Mari.

Sot, 15 gusht 2021, në Kryepiskopatën e Tiranës dhe Mitropolitë u kremtua Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë.
Kremtimet u kryen sidomos në kishat e manastiret e shumta që mbajnë emrin e saj të Tërënderuar, por edhe kudo tjetër.
Në Kryeqytet u meshua në të gjitha kishat. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe klerikë të kryepiskopatës. Për të Kremten dhe rëndësinë e saj në Kishën Orthodhokse foli atë Aleks Ndoni. Në fund, Fortlumturia e Tij uroi besimtarët e pranishëm.
Për popullin orthodhoks e kremtja e sotme quhet në mënyrë simbolike edhe “Pashka e gushtit”.
U kremtua Fjetja e Hyjlindeses Mari 15 08 2021