Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Qershor 2014.

 

Në këtë numër do të lexoni:

 

– Ngjarje e madhe historike për Kishën tonë dhe gjithë vendin, morën pjesë Primatë dhe përfaqësitë Orthodhokse. U krye Shërbesa e Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

– Koncert festiv me rastin e përurimit të Katedrales.

– Drekë zyrtare me rastin e përurimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

– Nga përshëndetja e Patriarkut Ekumenik Vartholomeu në drekën e rastit.

– Simboli i një Orthodhoksie të hapur ndaj botës bashkëkohore – Fjalimi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit.

– Pas vuajtjes së skajshme, erdhi ringritja dhe çlirimi, pas sprovës, vlerësimi… – Fjalimi i Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik të Konstandinopojës, Vartholomeut.

– Takime të delegacioneve orthodhokse me krerët më të lartë të shtetit.

– Vizita të delegacioneve të Kishave Orthodhokse.

– PROTESTË – Drejtuar Drejtorisë së Televizionit Kombëtar “Klan” – Sekretariati i Sinodit të Shenjtë.

– Shkrime dhe reagime në shtyp në lidhje me shenjtërimin e Katedrales së Re.

– Kalendari i Liturgjive Hyjnore, korrik 2014.

– Takim në Jerusalem mes Patriarkut Ekumenik dhe Papës.

– Njoftim për fillimin e regjistrimeve në Gjimnazin “Kryqi i Nderuar”, Sukth.