Me bekimin e Kryepiskopit Anastas së shpejti do të rihapet mensa e të varfërve në Tiranë. Punën drejtuese dhe organizative e kanë marrë përsipër ta ndjekin gratë e Lidhjes Orthodhokse të Kryeqytit. Mensa do të jetë e hapur dy herë në javë, të martë dhe të enjte. Sipas gazve të Lidhjes, në fillim do shërbehet brenda menses te 30 persona nevojtarë dhe 20-30 të tjerë në mënyrë ambulante. Në lidhje me këtë insiativë, Kryepiskopi i bëri thirrje komunitetit besimtar të Tiranës për të ofruar ndihmesën e vet, sidomos Javen e Madhe të Pashkës. Nga kjo ftesë, brenda një dite u mblodhën 70 mijë lekë të reja, ndërkohë që edhe gratë vazhdojnë ndërgjegjësimin e besimtarëve, të cilët herë pas here derdhin kontributin e tyre.
Për të rritur këto të ardhura, gratë aktiviste iu përgjigjën kërkesës së firmës AIBA Co për ngjyrosjen e 6000 kokrave vezë te kuqe. Kjo bëri që të ardhurave nga komuniteti t’i shtohej edhe një shumë prej 44 mijë lekë të rinj nga fitimi që u sigurua prej punës vullnetare 5-ditore plot përkushtim te grave.
Në vazhdimësi, ftohen besimtarët dhe dhurues të tjerë të ofrojnë kontributin e tyre pranë Zyrës së Grave të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.