Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Zyra e Shtypit

Tiranë, më 07.01.2013

Redaksisë së “Gazeta Shqiptare”

Njoftim

    Më datën 07.01.2013, faqja 4, “Gazeta Shqiptare” botoi artikullin e z. Tedi  Blushi, me titull “Komuniteti Mysliman dhe Kisha s’paguajnë taksat”. Artikulli në fjalë shoqërohej me një listë targash automjetesh, për të cilat thuhej se nuk ishin paguar i taksat e qarkullimit. Midis tyre renditeshin 8 targa automjetesh, pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Për hir të së vërtetës dhe për korrektësi, me përgjegjësi të plotë dhe duke u bazuar në dokumentat e disponuara, deklarojmë sa më poshtë:
    Nga 8 automjetet e renditura, sot në përdorim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të institucioneve të saj janë vetëm 7. Të gjitha ato kanë paguar rregullisht dhe brenda afatit detyrimet e tyre tatimore.
A.    Konkretisht, automjetet me targa:
Targa e Automjetit        Data e pagesës
1)    TR 0411 P         (05.11.2012).
2)    TR 0788 G         (12.11.2012).
3)    TR 1465 P        (05.01.2013).
4)    TR 2995 S        (04.12.2012).
5)    TR 5960 E        (10.02.2012).
6)    TR 8867 T        (31.05.2012).
7)    TR 7965 I        (05.10.2012),

B.    Përsa i përket automjetit me targa: TR  2563 B, ai është çregjistruar më datë 12.03.2012 dhe nuk i përket më Kishës sonë.

    Ne disponojmë faturat zyrtare tatimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale Tiranë, të cilat vërtetojnë se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – si gjithmonë – ka shlyer në kohë detyrimet e saj tatimore karshi shtetit.
    Jemi të bindur se Gazeta juaj do të botojë këtë njoftim, për të vendosur në vend të vërtetën dhe për të informuar saktë opinionin publik.

Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë