Lutja është një dhoksologji, një lavdërim, një falënderim, një rrëfim dhe një ndërmjetim. Një teolog i madh i Krishterimit ka thënë: “Kur u luta, u ripërtëriva, por kur pushova së luturi, u plaka”. Lutja është themelore për jetën e krishterë.
Lutja disa herë është përkufizuar si një dialog me Perëndinë. Ai që nuk i lutet Perëndisë nuk mund të jetë pasues i Krishtit. “Në qoftë se ne nuk lutemi me gjithë shpirt, çdo ditë, shumë shpejt ne do të vdesim shpirtërisht” (Shën Joani i Kronshtadit).
Në Kishën Orthodhokse të gjitha lutjet janë Trinitare. Ne lutemi në Shpirtin e Shenjtë, me anë të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë dhe në emrin e Tij te Perëndia Atë. Sipas Shën Vasilit të Madh lutja jonë duhet të ketë katër karakteristika: lavdërim, falënderim, rrëfim dhe kërkesa për shpëtimin tonë. Lutjet tona mund t’i drejtohen Perëndisë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për të tjerët, madje edhe për ata që kanë ndërruar jetë, si dhe për gjithë botën që na rrethon.
Në këtë pjesë kemi menduar të paraqesim tekste të ndryshme lutjesh, në mënyrë që cilido që interesohet t’i ketë në versionin dixhital, të mund t’i gjejë ato më lehtësisht dhe t’i përdorë në vijim si ndihmëse në programin e tij të përditshëm lutësor, si pjesë kryesore e jetës shpirtërore të çdo të krishteri orthodhoks. Çdo person duhet të ketë rregull lutjeje dhe duhet të përdorë lutjet e Kishës. Kjo jep një disiplinë në lutje dhe siguron mësim e frymëzim në të, fuqia e së cilës është treguar në jetën e shenjtorëve. “Afrojuni Perëndisë dhe Ai do t’ju afrohet juve” (Jakovi 4:8).
Përveç shërbesave më kryesore të ditënatëshit: Mëngjesores, Mbrëmësores, Pasdarkës, Paraklisit, është menduar si shumë e domosdoshme edhe vendosja e tekstit të Liturgjisë Hyjnore, të cilët vizitorët tanë mund ta zbresin, printojnë e më pas ta kenë në duar për t’i shoqëruar ata në pjesëmarrjet e tyre në Liturgjinë Hyjnore. Kjo përpjekje mendohet të ketë më shumë rol ndihmës edhe për bashkatdhetarët tanë, të cilët kishërohen edhe në enori që nuk meshohet në gjuhën shqipe.
Rreth shpjegimit dhe kuptimit të shërbesave në kishë, klikoni këtu.
Lutja liturgjike kishtare nuk është thjesht lutja e individëve të krishterë të bashkuar në një, por është lutja zyrtare e Kishës e mbledhur zyrtarisht, në mënyrë që të jemi së bashku, të meditojmë së bashku mbi kuptimin e besimit, të mësojmë së bashku dhe të kemi bashkim e Kungim me Perëndinë së bashku. Shërbesat e Kishës nuk janë bërë për lutjen e heshtur. Ato janë për miqësinë plot lutje të gjithë popullit të Perëndisë me njeri-tjetrin, me Krishtin dhe me Perëndinë.
– Këtu paraqesim një tekst për përdorimin e gjuhës shqipe në Kishë dhe përkthimet e librave liturgjikë, përgatitur nga Dhimitër Beduli –
– Gjuha Shqipe në Kishë dhe Përkthimet e Librave Liturgjikë –
* * * *
– Shërbesat e Natë – Ditës –
– Shërbesa e Mbrëmjes – (Mbrëmësorja)
– Shërbesa e Mëngjesit –
(Mëngjesorja)
– Shërbesa e përgatitjes për kungim –
– Urata Falënderimi
pas Kungimit –
– Paraklisi i Vogël i së Tërëshenjtës –
* * * *
– Liturgjitë Hyjnore –
– Liturgjia Hyjnore e
Shën Joan Gojartit –
– Liturgjia Hyjnore e
Shën Vasilit të Madh –
– Liturgjia Hyjnore
e Dhuratave të Parashenjtëruara –
* * * *
– Shërbesat e Javës së Madhe –
E Hëna e Madhe e Shenjtë
E Marta e Madhe e Shenjtë
E Mërkura e Madhe e Shenjtë
E Enjtja e Madhe e Shenjtë
E Premtja e Madhe e Shenjtë
E Shtuna e Madhe e Shenjtë
– Mëngjesorja –
E Diela e Madhe e Shenjtë e Pashkës
– Liturgjia Hyjnore e Joan Gojartit –
– Shërbesat gjatë Javës së Ndritshme –
* * * *
Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 2004
– Shërbesa e Ajazmës së Vogël (Bekimi i Ujit) –
– Shërbesa në Lindjen e Fëmijës –
– Shërbesa e Pagëzimit të Shenjtë –
– Shërbesa e Fejesës dhe Kurorëzimit –
– Shërbesa e Vajit të Bekuar (Efqelia) –
– Shërbesa e Prehjes së Besimtarit (Shërbesa e Varrimit) –
– Urata për Raste të Ndryshme –
– Shërbesa e Dhoksologjisë në Fillimin e Vitit të Ri –
– Përleshimet e të Kremteve Zotërore –
* * * *
Përkthyer nga Imzot Theofan Noli, botuar nga Peshkopata e Amerikës, Boston, Mass, 1952
– E Diela e Doganierit dhe Fariseut –
– E Diela e Birit Prodik (E Plangprishësit) –
– E Diela e të Lidhurave (Të Lidhurit e Mishit) –
– E Diela e Bardhë (Të Lidhurit e Djathit) –
– E Shtuna e Shën Theodhorit –
– E Diela I e Kreshmës (E Orthodhoksisë) –
– E Diela II e Kreshmës (E Grigor Pallamait) –
– E Diela III e Kreshmës (E Faljes së Kryqit) –
– E Diela IV e Kreshmës (E Joanit të Shkallës) –
– E Diela V e Kreshmës (E Marisë së Egjiptit) –
– E Diela e Palmave (Dafinave) –
* * * *
Përkthyer nga greqishtja nga Imzot Theofan Noli, Boston, Mass, 1914
– E Diela I pas Pashkës (E Thomait) –
– E Diela II pas Pashkës (E Miroprurëseve) –
– E Diela III pas Pashkës (E të Paralizuarit) –
– E Diela IV pas Pashkës (E Samaritanes) –
– E Diela V pas Pashkës (E të Verbërit) –
– E Diela VI pas Paskës (E Etërve të Sinodit I Ekumenik) –
– E diela VII pas Pashkës (Pentikostia/Rrëshajët) –
* * * *
Përkthyer nga greqishtja nga Imzot Theofan Noli, Boston, Mass, 1914
– Dërgimësoret dhe Lavditë Mëngjesore –
* * * *
– Tetëtingullshi Ngjallësor –
Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 2018
* * * *
Tekstet e të kremteve sipas muajve:
– Korrik –
– Gusht –
* * * *
– Tipikoja e Shëbesave të përditshme të Kishës Orthodhokse për vitin 2020 –
Tipikoja e shërbesave të përditshme të Kishës Orthodhokse për vitin 2020. Punoi Stefan Zhupa. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 2020.
– Mars –
– Prill –
*Shënim: Për të gjithë vizitorët të cilët duan te aksesojnë tekstet liturgjike nga telefoni i tyre “SmartPhone” është e këshillueshme që të downlodohet aplikacioni “SCRIBD” nga “PlayStore”.