Që prej vitit 2001 në Qendrën e Gjuhës Greke në Tiranë zhvillohet provimi për certifikimin e gjuhës greke. Kjo certifikatë jepet nga Qendra e Gjuhës Greke dhe është e njohur zyrtarisht nga Ministria e Arsimit të Greqisë dhe njihet në të gjithë botën.
Provimet jepen për katër nivele të ndryshme A B C D, të cilat përdoren në drejtime të ndryshme. P.sh me certifikatën e nivelit të tretë (C) kushdo mund të regjistrohesh në Universitet në Greqi, duke mos patur nevojë për të kryer një vit studime për gjuhën greke.
Regjistrimet për provimin janë në periudhën 2 shkurt – 23 mars 2009.Për t’u ardhur në ndihmë edhe personave të tjerë, të cilët duan të mësojnë gjuhën greke apo të përmirësojnë njohuritë e tyre në këtë fushë, njoftojmë se pranë Qendrës së Gjuhës Greke në Tiranë do të zhvillohen edhe kurse me metoda bashkëkohore të ardhura nga Greqia, nga pedagogë me eksperiencë shumëvjeçare në mësimdhënie si edhe me kualifikime të shumta në fushën e gjuhës greke. Këto kurse do të finalizohen me dëshmi zyrtare dhe të njohur.
Natyrisht që personat, të cilët do të ndjekin këto kurse do të jetë të aftë për të dhënë edhe provimin e certifikimit të gjuhës, në bazë të niveleve që ata vetë kanë interes.
Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”
Rruga e Durrësit, Pallatet Komfort
(Përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
Tel: 04 22 55 207 Cel 069 20 95 010
E-mail: ifp_fd@atnet.com.al dhe ifp_fd@hotmai

