“Ti Shqipëri me ep nder me ep emrin shqipëtar”. Ishte kjo motoja e koncertit festiv të organizuar nga Shkolla Protagonistët, me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë dhe 10 vjetorit të hapjes së kësaj shkolle 9 vjeçare në Tiranë. Koncerti u organizua në Amfiteatër, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ditën e premte, dt. 23. 11. 2012.  Merrnin pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij Imzot Anastasi, etër të Kishës, prindër të fëmijëve, përfaqësues nga institucione arsimore të vendit dhe nga komuniteti orthodhoks.  Koncerti  festiv filloi me Himnin e flamurit. E gjithë salla u ngrit në këmbë.

    Një minidokumentar, i cili tregoi të gjitha vizitat që Kryebariu i KOASH-it Imzot Anastasi kishte kryer në këtë shkollë në këto 10 vite të jetës së saj. Komunikim i ngrohtë, bashkëbisedim i sinqertë me mësuesit dhe nxënësit. Më pas koncerti vazhdoi me këngë patriotike, valle nga treva të ndryshme të vendit, poezi nga Rilindasit dhe falenderime. Sigurisht falenderime të nxënësve për  Kryepiskopin Anastas ideatorin dhe themeluesin e kësaj shkolle dhe për të gjithë ata që ndihmojnë në mirërritjen e tyre. Për rreth 1 orë e 30 minuta, fëmijë, mësues, prindër dhe të ftuar gëzuan së bashku kremtimin e 10 vjetorit të shkollës, që aq bukur përkoi edhe me 100 vjetorin e Pavarsisë. 

Luljeta Pjetri