![]() |
Krishtlindjet sjellin gëzim më të madh kur secili jep diçka nga vetja e tij. Ky parim mbetet burim frymëzimi për gratë vullnetare, të cilat shërbejnë në veprimtari të ndryshme në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Muaji dhjetor filloi me një program të pasur shpirtëror që u parapri me agripninë (një seri shërbesash fetare që kryhen gjatë natës) organizuar në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, Tiranë me rastin e festës së madhe të shën Nikollës.
|
|
Gratë përgatitën bukët e ëmbla dhe grurin si edhe nxitën besimtarët të merrnin pjesë në agripni, në nderim të shenjtit mrekullibërës.
Studimi biblik dhe bisedat e përjavshme nën drejtimin e teologëve ishin një pjesë tjetër e rëndësishme e programit shpirtëror që ndikon në zgjerimin e njohurive fetare mbi besimin tonë orthodhoks dhe dha më shumë njohuri rreth kuptimit të festës së Krishtlindjes.
|
![]() |
|
|
Një tjetër dimension i veprimtarive të grave vullnetare kanë qenë edhe pritjet e veçanta çdo të martë dhe të enjte gjatë gjithë me nevojtarët, duke përgatitur dhe shpërndarë pako me ushqime e veshmbathje tek 400 persona të varfër, jetimë, të sëmurë, të braktisur, invalidë etj.
Në këtë periudhë festash, gratë orthodhokse, të shoqëruara edhe nga klerikët, vizituan rreth 100 gra të moshuara dhe pleq të vetmuar në dy qendrat e shërbimit misionar të motrave të Nënë Terezës ku u shpërndanë ëmbëlsira, detergjente, veshmbathje që i punuan vullnetarisht vetë gratë besimtare orthodhokse.
|
|
Vizita urimi u kryen ditën e martë dt. 30 dhjetor edhe në dy burgje të Tiranës, në burgun nr. 325 dhe në burgun nr. 313, ku u shpërndarë 690 pako me ëmbëlsirë e veshmbathje për të gjithë personat që vuajnë dënimin e tyre në këto burgje. Fondi për blerjen dhe përgatitjen e këtyre pakove u mundësua nga Bashkësia Ndërkombëtare e Burgjeve (PFI), me qendër në Zvicër.
Gjithashtu u organizuan edhe vizita në shtëpitë e besimtareve të sëmura, kryesisht të moshuar, ku edhe janë dhuruar ndihma të ndryshme.
|
![]() |
|
|
Gratë përcollën kudo urimet e përzemërta të Kryepiskopit Anastas, i cili mundësoi pjesën më të madhe të fondeve shpenzuar për këto dhurata.
Gjatë kësaj periudhe, një ndihmë të rëndësishme dha edhe komuniteti i besimtarëve në arkat e ndihmës për të varfrit në dy kishat e Tiranës.
|
![]() |
![]() |
|
Rajmonda Shqevi
Përgjegjëse e Lidhjes së Grave Orthodhokse
“Përhapja e Dashurisë”
|




