Zyra Qëndrore e Fëmijëve, në bashkëpunim me vullnetarë nga Qendra Studentore Orthodhokse dhe me te rinj aktivë të Kishës, realizuan për të njëmbëdhjetin vit radhazi kampet verore në komunën e Malishevës, Kosovë.
Programi, ndryshe nga vitet e tjera, përkonte një ditë për çdo shkollë dhe përmbante larmishmëri aktivitetesh. Dita fillonte me një mirëseardhje nga stafi pedagogjik i shkollës përkatëse, e më pas bëhej një prezantim i stafit të kampit rreth mbështetjes dhe sponsorizimit që jep Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe donatorë të tjerë për zhvillimin e këtyre kampeve në Kosovë.
Pjesa tjetër e programit vazhdonte me përsëritjen e himnev të kampeve të kaluara dhe lojëra në grup të madh, si dhe mësimi i himnit të kampit të sivjetshëm që kishte si temë qëndore sinqeritetin.
Për ta bërë më praktike dhe më të kuptueshme temën e kampit për të gjitha moshat, stafi prezantoi një dramë të veçantë. Fëmijët u organizuan në lojëra me 10 stacione, duke përfshirë këngë e valle, etj. Çdo kamp mbyllej me një kokteil në shenjë mirënjohje për miqësinë dhe kohën që kaluan së bashku.
Fëmijët mbetën të kënaqur. Ja çfarë thanë në fund të aktivitetit, disa prej tyre:
Elbasani: Më pëlqeu shumë kampi, por do të doja të ishte më i gjatë.
Diellza: Më pëlqyen lojërat me stacione dhe prezenca juaj këtu.
Bjeshka: Me nostalgji kujtojmë kampet dhe mësuesit e mëparshëm dhe mezi presim kampet qe ju zhvilloni, mësojmë gjëra të reja dhe krijojmë shoqëri të reja.
Elbasani: Më pëlqeu shumë kampi, por do të doja të ishte më i gjatë.
Diellza: Më pëlqyen lojërat me stacione dhe prezenca juaj këtu.
Bjeshka: Me nostalgji kujtojmë kampet dhe mësuesit e mëparshëm dhe mezi presim kampet qe ju zhvilloni, mësojmë gjëra të reja dhe krijojmë shoqëri të reja.
Marina, pjesëmarrëse për herë të parë në kampet e Kosovë tha: “Përderisa kampi vazhdon 11 vjet, kjo të le të kuptosh dashurinë e sinqertë,sakrificën dhe rrezatimin e një sjellje me frymë KRISHTI, që prezanton ky staf, për lavdi të PERENDISË. Gjithashtu dua të vlerësoj mikpritjen e arsimtarëve dhe përshtatjen e shpejtë të fëmijëve me stafin tonë: dashurinë, angazhimin, gjallërinë e fëmijëve për të mësuar diçka të re. Ata prekën zemrën tona dhe na nxitën me sjelljen e tyre për t’i vizituar përsëri. Për realizmin e këtyre kampingjeve, një falenderim i veçantë i shkon kryetarit të kuvendit komunal, Isni Kilaj, drejtorisë arsimore në Malishevë dhe drejtorëve të shkollave për ftesën që na bënë, për zhvillimin e këtyre kampingjeve.