Edhe këtë vit vazhdoi tradita e bukur e Kishës sonë, e nisur 15 vjet më parë, e organizimit të kampeve verore për fëmijë, për djem dhe vajza, ndarë në tri grupmosha, të cilat u zhvilluan nga data 28 qershor – 28 korrik 2014.
Në kampin e djemve morëm pjesë 230 kampistë nga të katër mitropolitë e vendit dhe 50 të rinj si organizatorë të tyre (nxënës të Gjimnazit kishtar të Sukthit apo gjimnazesh të tjerë, katekistë, pedagogë dhe studentë të Akademisë Teologjike apo fakulteteve të tjera), u pagëzuan 19 kampistë. Në këtë kohë pushimesh fëmijët e të rinjtë u lidhën më tepër me Perëndinë dhe me njeri-tjetrin.
Kampistët dhe i gjithë stafi falenderuan Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, për mbështetjen e tij të vazhdueshme për këtë veprimtari kombëtare, që luan rol shumë të rëndësishëm në formimin e fëmijëve dhe të rinjve të Kishës sonë.
Kampi i parë – kampi i fëmijëve
Kampi i parё i djemve për këtë vit u organizua nga 28 qershor – 7 korrik, nё mjediset e Manastirit të Hirshёm tё Shёn Vlashit dhe të Akademisё Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Durrёs, nën drejtimin e dhjakon Spiro Topanxha. Në të morën pjesë 85 fёmijё tё moshave 10-13 vjeç nga i gjithё vendi, nga familje orthodhokse, por edhe nga familje me prejardhje të tjera fetare.
Tema e kёtij viti ishte “Zoti ёshtё bashkё me ne”. Çdo pjesë e programit të kampit ishte e lidhur me të dhe aktivitetet u trajtuan në përputhje me moshën e fëmijëve pjesëmarrës. Temat u zhvilluan nga katekistë dhe pedagogë të Akademisё Teologjike. Tema e parë e zhvilluar në kamp ishte “Perёndia ёshtё me ne nё krijim dhe nё çdo krijesё ne shikojmё praninë e Perёndisё”. Mё pas u fol pёr historinё e Shpёtimit, duke theksuar se Perёndia nuk e krijoi njeriun dhe nuk e braktisi atë nё vёshtirёsitё e jetёs, por u kujdes pёr tё. U fol për profetët Abraham, Moisi, Isaia etj. Gjithashtu, u fol edhe mbi temën se Perёndia u bё njeri nё mënyrë që ne tё shpëtojmë nga mëkati, të bëhemi të mirë e të shenjtë si vetë Ai, si vetë Krishti etj. Ndërsa tema mbyllëse ishte “Si tё jemi me Perёndinё çdo ditё tё jetёs sonё dhe jo vetёm nё kamp”.
Programi i kampit ishte i organizuar dhe i ndёrthurur nё mёnyrё tё tillё qё fёmijёt tё rriteshin nga ana shpirtërore, të mësonin më tepër mbi gjëra të ndryshme dhe tё argёtoheshin. Argëtimet ishin të shumta dhe mjaft tërheqëse. Kjo periudhë pushimi ishte një periudhë çlodhjeje nga mësimet por edhe argëtimi dhe miqësie e rrallë. Fëmijët pjesëmarrës nuk e ndaluan aty shoqërinë e krishterë që krijuan me njëri-tjetrin, por shprehën dëshirën që ta vazhdojnë dhe në të ardhmen. Ditët e fundit të kampit u pagëzuan 12 fëmijë, të cilët iu bashkuan kështu Kishës Orthodhokse.
Dhjakon Spiro Topanxha
Foto: Amarildo Tashi
Kampi i dytë – kampi i gjimnazistëve
Kampi i dytë kombëtar i djemve, ai për ata që ndjekin shkollat e mesme, u zhvillua nga 8 – 18 korrik, nё mjediset e Manastirit të Hirshёm tё Shёn Vlashit dhe të Akademisё Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Durrёs, nën drejtimin e Harallamb Tereziut, pedagog në Akademinë Teologjike. Në të morën pjesë 100 djem nga i gjithё vendi, tё moshave14-17 vjeç. Ata ishin të ndarë në 10 grupe dhe çdonjëri nga to mbante emrin e një shenjtori. Tema e kampit ishte “Zoti është bashkë me ne”.
Kampi kishte një program të larmishëm shpirtëror dhe zbavitës. Kështu, u zhvilluan lexime të pasazheve biblike bazuar në Ungjillin sipas Mattheut, biseda sociale e shpirtërore, mësim dhe shpjegim i Simbolit të Besores, lojëra dhe veprimtari sportive, punëdore, këngë etj. Duke qenë afër Durrësit, të rinjtë kaluan mjaft kohë edhe në plazh.
Kampistët mësuan se mjedisi që na rrethon është dhuratë për ne nga Perëndia dhe si i tillë duhet të mbahet pastër dhe të ruhet. “Ta pastrojmë ambientin në një ditë”, ishte nisma e tyre, e mbështetur nga “Adria Net TV” (televizion lokal në Durrës), gjatë të cilës ata pastruan një pjesë të bregdetit.
Djemtë përgatitën edhe një koncert festiv në të cilin prezantuan këngë, skeçe, valle, punime dore dhe një ekspozitë fotosh nga kampi i parë i djemve, që u zhvillua 18 vjet më parë. Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe televizioni “Adria Net”.
Për t’u dhënë atyre idenë se Kisha dhe shërbimi i saj është pjesë e të gjithë anëtarëve të saj, kampistët një ditë u bënë drejtues të kampit dhe drejtuesit u bënë kampistë. Dhe rezultati ishte mjaft domethënës. Ata panë se të jesh drejtues duhet të jesh gati për të përballuar vështirësitë që do të dalin, të kesh njohuri, të dish të organizosh, të kesh përvojë në shërbimin tënd dhe të duash Krishtin dhe çdonjërin që është i pranishëm. Ditët e fundit të kampit ishin mjaft të rëndësishme. Ato u shoqëruan me pagëzimin e 14 të rinjve, që u kryen nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti.
Dhimitër Piperi
Foto: Dhjakon Stefan Ritsi dhe Harallamb Tereziu
Kampi i tretë – kampi i studentëve
Kampi i tretë i djemve u zhvillua në Manastirin e Shën Gjergjit, në Çukë të Sarandës, nga 19-28 korrik, nën drejtimin e Miron Çakos, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës. Ai u zhvillua me bashkëpunimin e Zyrës së Rinisë dhe së Zyrës se Katekizmit të Kryepiskopatës. Në kamp u mblodhën 45 të rinj kampistë nga i gjithë vendi, për të kaluar bashkë 10 ditë dhe për të mësuar më shumë rreth besimit orthodhoks dhe lidhjen e tij me jetën e përditshme. Tema e kampit ishte “Zoti është bashkë me ne”.
Ky kamp solli mjaft risi, mes tyre edhe bashkëprogramimin e kohës së lirë e të veprimtarive. Programi i lirë, paradite dhe pasdite, ishin integruar bukur dhe respektueshëm brenda programit të kampit. Kjo kohë e lirë, mjaft e rëndësishme dhe që zinte pjesë të konsiderueshme të programit të kampit, u lejonte djemve të vlerësonin e të programonin drejtë kohën, vendin, atmosferën e kampit, miqësinë dhe bisedat e lira me njëri-tjetrin, por edhe të kërkonin një kuptim orthodhoks në lidhje me çështjet dhe problemet që kalonin në jetën e përditshme. Programi i përbashkët me lutjet dhe shërbesat në kishën e vjetër të Shën Gjergjit, ngrëniet, temat dhe studimet biblike e kishtare, këngët e krishtera, veprimtaritë sportive dhe argëtuese, dha bazën dhe orinetimin model të një jete të përditshme mes vëllezërish dhe miqsh më Krishtin.
Përveç programit të përditshëm, i gjithë kampi vizitoi një ditë parkun arkeologjik të Butrintit. Vizita jo vetëm na njohu me qytetin antik, të ndërtuar rreth shek. IV para Krishtit, i cili ka kaluar shumë faza përgjatë historisë së tij, por na mbushi edhe me përjetime të thella shpirtërore duke u ndodhur në rrënojat e të paktën 8 kishave, të qytetit ku u martirizua edhe shën Donati e Therini (që kremtohen në 23 prill). Të paharrueshme në këtë pelegrinazh ishin edhe momentet e himnet në rrënojat e baptisterit të madh e të famshëm paleokristian të shek.VI si edhe himnet dhe lutjet mbrëmësore në rrënojat e Kishës së madhe paleokristiane të shek. VI dhe XIII.
Ditën e shtunë, më 27 korrik, tre kampistë u bënë pjesë e Kishës Orthodhokse nëpërmjet misterit të Pagëzimit. Shërbesa u krye në ujërat e kaltra të detit Jon, në shkëmbinjtë poshtë kodrës së manastirit.
Dhjakon Stefan Ritsi
Foto: Dhjakon Stefan Ritsi
Foto nga kampi i parë – kampi i fëmijëve
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|