Me ftesë të veçantë nga Presidenti Barroso, në këtë takim mori pjesë si një ndër lektorët kryesorë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.
Ky takim i nivelit shumë të lartë u thirr nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në bashkëpunim me Presidentin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy dhe Zv/Presidentin e Parlamentit Evropian Laszlo Surjan, si përfaqësues i z. Martin Schulz.
Liderët diskutuan për sfidat demografike të Evropës, papunësinë, pleqërinë aktive, pajtimin në punë dhe jetën private. Presidenti Barroso i nxiti liderët fetarë të angazhoheshin në debatin publik dhe të bëjnë të njohur kontributin specifik që kishat dhe komunitetet fetare mund të japin për solidarizimin. Ai tha ndër të tjera: “Për të trajtuar krizën ekonomike, ne jemi duke garantuar balancën midis solidaritetit dhe përgjegjësisë së shteteve anëtare. Por ne duhet të tregojmë kujdes në solidarizimin dhe përgjegjësinë e të vjetërve dhe të rinjve. Vetëm kështu do dalim nga kriza dhe do ndërtojmë të ardhmen, vetëm nëse nxisim solidaritetin midis gjeneratave. Kishat dhe komunitetet fetare janë vendi më i mirë për të ndërtuar urat e shoqërisë sonë”.
I.K.