Shpëtimtari ynë i Kryqëz të kujton një shkrimtar të madh, i cili pyeste veten dhe mendohej: “Si e krijoi Perëndia njeriun dhe si Njeriu e katandisi Perëndinë?!” Dhe duke vazhduar shkruan: “që të sakrifikohet një prind për fëmijët e tij, apo një fëmijë për prindin e tij. Ky është një ligj i natyrës, që të sakrifikohet një mik për mikun tij, ky është një ligj i miqësisë, por që të sakrifikohet dikush për armiqtë e tij, këtë as natyra nuk e urdhëron dhe as miqësia nuk e justifikon”.

    I gjithë populli ndien hidhërim për padrejtësinë e madhe që iu bë Krishtit dhe e shndërron këtë hidhërim në një adhurim lirik ndaj personit të shenjtë. Një botë pa dashuri është thjeshtë një ferr tokësor. Dashuria e Kryqëzuar ishte gjëja më e përsosur që mund të na jepte Perëndia dhe këtë dashuri Apostulli Pavël e vendos mbi të gjitha dituritë.

    I falemi pësimeve të tua o Krisht. Tregona dhe Ngjalljen tënde të shenjtë. Amin.

Foto: Nathan Hope