Para dy të djelave, Tirana u bë qyteti bazë që dha një dëshmi të përbashkët të të gjithë orthodhoksëve. Ishte një ngjarje unikale nga ana historike, nuk kishte ndodhur në 20 shekuj nga koha kur këtu ka ekzistuar Kisha.

    Megjithatë, në ditët që pasuan disa persona ishin të shqetësuar jashtë mase shumë dhe arritën që me anë të disa emisioneve shpifëse që këta realizuan dhe me shkrime të mbushura plot me helm që të ndryshojnë kuptimin e kësaj dite dhe që të bëjnë një sulm mjeran të niveli shumë të ulët ndaj Kishës sonë Orthodhokse. Gjoja gjetën rast nga një intervistë që u dha jashtë Kishës.

    Jam i detyruar t’ju them disa të verteta që dhe ju të jeni të informuar por dhe të tjerët që pyesin, që kanë dëshirën e mirë, të jeni në gjëndje ti vini dhe ata në dijeni. Nuk kërkuan intervistë nga Patriku Ekumenik, nuk kërkuan nga Patriku i Rumanisë, i cili sot është personi më i rëndësishëm në një vend që ka 18 milion të krishterë; nuk deshën të merrnin intervistë nga Kryepiskopi i Athinës, sepse do ishte nder, vetë ai është arvanitas; as nga Kryepiskopi i Qipros nuk deshën që të merrnin intervistë. Morën dy intervista të tjera nga Patriku i Jerusalemit, pastaj nga Kryepiskopi i Varshavës, Polonisë, por nuk publikuan asgjë nga këto që këta morën.

    U rreken të bënin një zhurmë politike nga asgjëja dhe vunë tituj që ishin me të vërtetë gjëra aspak dinjitoze dhe të një mendjeje fare të ulët: Kryepiskopi i Serbisë, Kisha e Janullatos. Këto tregojnë ligësinë me të cilën këta shikojnë ditët e bukura që jeton Kisha jonë Orthodhokse këtu në këtë vënd.

    Disa thonë, deklarojnë historian dhe rreken që me përralla të marra mundojnë që të helmojnë opinionin publik që nuk e di se si qëndrojnë gjërat në të vërtetë. Janë ato qarqe që përsekutuan vazhdimisht Kishën, ishin pranë shtabit të ngushtë të Hoxhës dhe sot përpiqen të na japin ne leksione rreth fesë. Nuk bëjnë pjesë në Kishën tonë Orthodhokse, shpesh vetdeklarojnë se nuk besojnë asgjëkundi dhe duan që të japin udhëheqje tek Kisha jonë Orthodhokse e Shqiperisë.

    Në çdo vend tjetër ku mund të ndodhte diçka e tillë mund të bëheshin shumë denoncime për shpifje në të tilla raste por e dini shumë mirë sesi funksionojnë këtu gjërat.

    Madje herë pas here nxjerrin dhe një papagall ku me vështirësi mund të thotë ky person disa ide, mendime, t’ja shkruajnë këtij dhe ky rreket të thotë gjerat më të pamundura që mund të ketë ndaj Kishës Orthodhokse. Nëse duam të marrim një shembull: Nëse dikush deklaron se është mjek kirurg dhe askush në botë nuk e njeh si një person të tillë, që ka një cilësi të tillë, a do të shkonit ju tek ky për të bërë operacion? A do të dërgonit tek ky persona të tjerë meqë deklaron se është patriot? Përse ky redikulizim (qesharake) i gjithçkaje që bëjnë këta! Dikush deklaron vetë se është prift. Askush nuk e njeh si të tillë në mbarë botën. Dhe meqë disa televizione paguhen shtrenjtë nga disa qarqe antiorthodhokse e shfaqin atë si patriotin kryesor shqiptar që mund të ekzistojë. Dhe prezantojnë që ky përfaqëson Orthodhoksinë e pastër shqiptare në vend. Këto mashtrime të këtij lloji do ngelen unikale brenda historisë. Dhe këto mund t’i përshkruajnë historianët e famshëm.

    Le të them diçka që është më konkrete, më e prekshme. Njerëz që nuk besojnë se ekziston Perëndia, që ka Perëndi, nuk besojnë që ka Perëndi të dashurisë, si do të besojnë se ka në botë një njeri, i cili erdhi këtu në Shqipëri, i cili bashkëvuan dhe bashkëndan vuajtjet, dhimbjet që ka ky popull, vetëm dhe vetëm se beson tek Perëndia i dashurisë dhe se do të jetojë në bindje ndaj këtij vullneti të shenjtë të Perëndisë. Por kjo për ta është diçka e pakuptueshme, e pamendueshme dhe duan të gjejnë shpjegime të llojeve të tjera.

    Për ata ka vetëm intriga politike, interesa politike dhe asgjë tjetër veç këtyre. Dhe nuk ka mundësi që të dallojnë fare, ndjesinë, kuptimin fetar që ka jeta. Është për të ardhur keq diçka e këtij lloji, por është një krim akoma dhe më i madh që këta kryejnë, kur duan mendimin që këta kanë të imponojnë tek personat e tjerë.

    Duan t’i shpjegojnë të gjitha nga ana politike, duke bërë të tilla krahasime, madje përdorin ide si kali i drunjtë i Trojës dhe gjëra të tjera që janë qesharake në vetvete. A është Shqipëria sot ndonjë kështjellë, fortesë që ka të fshehta dhe këto nuk i di gjithë bota? Dhe duhet të vijë dikush që të futet brenda dhe t’i zbulojë këto që janë gjëra kaq të fshehta të mëdha? Por nuk vështirësohen këta të thonë të njëjtat gjëra, të njëjtat gjëra në vazhdimësi. Kanë marrë tani përgjigje rreth aktivitetit tonë, por e dijnë sistemin e Gebelsit që kanë nazistët. Thuaje gënjeshtrën, thuaje gënjeshtrën se diçka ka për të mbetur. Ata bëjnë punën e tyre, siç ata tani e kuptojnë këtë gjë që kryejnë që s’janë aq të kënaqur me përparimin e Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale.

    Por cila është detyrimi, puna që kemi ne? Dëgjuam Ungjillin sot që ishte i qartë: Në rast se do të më rrëfeni, pohoni, përpara njerëzve dhe Unë kam për t’ju pohuar, rrëfyer, juve. Por nëse ju më mohoni përpara njerëzve edhe Unë, thotë Zoti, kam për t’ju mohuar juve, nuk do ju njoh. Ajo që do doja nga të gjithë orthodhoksët që janë antarë të ndërgjegjshëm të kësaj Kishe, të rreshtin, të pushojnë së paturi frikë. Iku koha kur pasardhësit e Hoxhës arrinin të ngjallnin frikën brenda nesh. Iku koha kur Perandoria Otomane i detyronte të krishterët që të bëheshin islam, islamikë.

    Hymë në një fazë tjetër që ka historia e vendit. Për pak hymë në Bashkimin Europian (BE) dhe Kushtetuta e re që ka Shqipëria është e mrekullueshme. Dhe u jep të gjithëve të drejtën të kenë besim në fenë që ata duan dhe që të ndryshojnë madje dhe bindjet e tyre fetare. Ju e dini që në vëndet e tjera ju imponohen me forcë fe të tjera, dënohen me vdekje ata që ndryshojnë fenë dhe kthehen në të krishterë.

    Janë tani disa faktorë politik të cilët mendojnë të imponojnë fenë që ata duan tek njerëzit e tjerë. Jemi të detyruar pra, që të lartësojmë zërin tonë dhe të themi që protestojmë në lidhje me këto. Protestojmë për fyerjet që janë bërë ndaj Kishës sonë Orthodhokse, për shtrembërimin e së vërtetës, dhe protestojmë kryesisht: për minimin e bashkjetesës fetare midis feve këtu në Shqipëri.

    Në rast se ka diçka që Shqipëria mburret në rang ndërkombëtar sot është se në Shqipëri sot ka bashkëjetese fetare paqësore, pra një bashkëpunim harmonik midis feve. Dhe pikërisht këtë gjë duan që ta minojnë dhe ta helmojnë.

    Jemi në një kohë kur të gjitha janë të njohura për mbarë botën. Nuk mundet që të thuash të dua, të dua, dhe nga pas t’i ngulësh thikën. A keni parë gjatë këtyre viteve ndonjë grup orthodhoks besimtarësh që të shkojnë të shajnë në televizor, apo të fyejnë dhe të minojnë fetë të tjera, komunitete të tjera fetare të vendit? Dhe as ne nga ana jonë nuk pranojmë, që këtë lojë e cila bëhet me kaq shume djallëzi kundër nesh. Që të shfaqën kohë pas kohe persona që vetëquhen profesorë, analistë e të tjera si këto me fjalë të mëdha, ata që i njohin e dijnë çfarë thonë këta, dhe që thonë gjëra të gënjeshtra. Madje dhe një djal i ri cili akoma s’ka mbaruar ende studimet e tij që thotë kandidat për doktoraturë, thotë profesor, mastër kam mbaruar. Dhe flet me përbuzje kundër Shën Kozmait të Etolisë (Kolkondasit). Pra nuk është vetëm Kryepiskopi shënjestra, por janë dhe shenjtorët, është dhe Shën Kozmai në këtë shenjestër, dhe nënvlerësimi i Patrikut Ekumenik sepse përmendi Shën Kozmanë.

    Cilët kemi frikë ne? Ai që ka frikë Perëndinë nuk ka frikë asnjë njeri tjetër, që me mënyra djallëzore mundohet që të fyejë fenë orthodhokse. Jam i detyruar të jua them këto të vërteta dhe kryesisht t’ju them: Mos kini frikë! E vërteta ka dinamikën e vet, dhe ne jemi të detyruar të dëshmojmë rreth kësaj të vërtete.

    Kremtojmë sot të Gjithë Shenjtorët. Dëgjuam për këtë dhurëtinë e madhe të besës, për ata që në vazhdën e shekujve duruan përndjekje, fyerje, rrahjen me kamzhik por nuk mohuan besën e tyre. Ata janë pasuesit e vërtetë të Zotit dhe të Kishës. Le të na ndihmojë Perëndia të na japë forcë, ndriçimin e vet, që të bëhemi të denjë për këta shenjtorë që kemi. Nuk mjafton thjeshtë të kërkojmë ndihmën e tyre, apo të themi shumë fjalë dhe t’i nderojmë ata në dukje. Ajo që i nderon me të vërtetë martirët është: imitimi i tyre – thotë Shën Joan Gojarti. Me këtë forcë, qëndrueshmëri dhe vendosmëri brenda vetes le të vazhdojmë të japim dëshminë tonë të së vërtetës, drejtësisë dhe të shpresës.