I gjithë komuniteti i krishterë orthodhoks në Shqipëri po jeton në atmosferën e 100 vjetorit të Pavarsisë. Në këtë kuadër Universiteti “LOGOS” në Tiranë organizoi një sesion shkencor, në respekt të patriotëve të shquar shqiptar që sollën një epokë të re për Kombin Shqiptar. Ngritja e flamurit Shqiptar, si simbol i lirisë dhe i pavarësisë tregon fitoren e pavarsisë kundër pushtimit të egër dhe shfarosës të perandorisë osmane, përbën një akt historik dhe një rilindje të popullit shqiptar.

    Në  këtë sesion u referuan 5 tema shkencore dhe me vlerë.

– 1. “Dinamika e popullsisë së vendit tonë në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë – nga Prof. Dr Ilia Telo.

– 2. Identifikimi dhe vlerësimi i profileve të studentëve nëpërmjet Machine Learning –  nga Evis Trëndafili, doktorante në proces në informatikë.

– 3. Përsosja e kontabilitetit në vendin tonë në 100 vitet e fundit – nga Prof. DR. Leandro Haxhi.

– 4. Mbrojtja e mjedisit është detyrë parësore e mbarë shoqërisë – Prof. As. DR Piro Prifti.

– 5. Ndërgjegja dhe edukimi fisnikëron natyrën e njeriut dhe moralin e veprave të tij – nga Pamela Mukaj, Studente në  këtë universitet, dega Menaxhim Biznes.

     Ishte një koiçidencë e bukur që Universiteti LOGOS në këto ditë kremtimi për kombin tonë organizoi sesionin e parë shkencor, i cili i zhvilloi punimet  të enjten, në dt 22 nëntor, në sallën e konferencave të universitetit. Merrnin pjesë Presidenti i Universitetit “LOGOS” Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë njëherësh Prof . Dr. Honoris Kauza  Anastas Janullatos, Etër të KOASH-it, pjesmarrës të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat, pjesmarrës nga kompani biznesi, pedagogë dhe studentë.

Luljeta Pjetri