Në datat 15 – 16 prill, përkatësisht në ditën e Shën Llazarit dhe të Dielën e Dafinave, në prag të festës së Pashkës së Madhe, Lidhja e Grave Orthodhokse “Përhapja e Dashurisë” Tiranë, organizoi panairin “Punime artizanale vullnetare”. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur gratë vullnetare vendoseshin me shporta në hyrje të Kishës për të mbledhur ndihma, këtë vit u mendua të organizohej një panair, në të cilin do të prezantoheshin punimet e tyre. Të ardhurat e mbledhura nga shitjet e punimeve do të shkonin në ndihmë të njerëzve me vështirësi ekonomike.
Në këtë përpjekje bashkë me lekët e dhuruara nga besimtarët, gratë orthodhokse në shenjë mirënjohjeje
ofruan edhe materiale të punuara me dorë si mbulesa, jastëk zbukurimi, çentro dhe punime të tjera me gjilpërë, të cilat përbënin pjesën kryesore të sendeve të ekspozuara gjatë dy ditëve në panair. Këto sende janë bërë nga materiale të blera dhe të dhuruara enkas për këtë aktivitet si edhe një pjesë e tyre janë blerë në dyqanin e Burgut Nr. 325, i cili i ofron tregut punime të ndryshme të punuara nga gratë, që kryejnë dënimin në atë burg. Grupi i grave orthodhokse ka më tepër se 8 vjet që ofron shërbimet e tij në këtë burg me mësime katekizmi, ndihma ushqimore etj. Një ndihmë të konsiderueshme dhanë edhe vajzat e grupit rinor orthodhoks, të cilat kontribuan me përgatitjen e kryqeve të punuara prej dylli dhe gurësh zbukurues, qirinjve dhe kartolinave të urimit. Gjithashtu edhe gratë e ndihmuara ekonomikisht nga Kisha, ofruan falas, në shenjë mirënjohjeje, punime dore të ndryshme si shall, çanta etj.
ofruan edhe materiale të punuara me dorë si mbulesa, jastëk zbukurimi, çentro dhe punime të tjera me gjilpërë, të cilat përbënin pjesën kryesore të sendeve të ekspozuara gjatë dy ditëve në panair. Këto sende janë bërë nga materiale të blera dhe të dhuruara enkas për këtë aktivitet si edhe një pjesë e tyre janë blerë në dyqanin e Burgut Nr. 325, i cili i ofron tregut punime të ndryshme të punuara nga gratë, që kryejnë dënimin në atë burg. Grupi i grave orthodhokse ka më tepër se 8 vjet që ofron shërbimet e tij në këtë burg me mësime katekizmi, ndihma ushqimore etj. Një ndihmë të konsiderueshme dhanë edhe vajzat e grupit rinor orthodhoks, të cilat kontribuan me përgatitjen e kryqeve të punuara prej dylli dhe gurësh zbukurues, qirinjve dhe kartolinave të urimit. Gjithashtu edhe gratë e ndihmuara ekonomikisht nga Kisha, ofruan falas, në shenjë mirënjohjeje, punime dore të ndryshme si shall, çanta etj. Si çdo vit me rastin e festave të mëdha grupi i grave ka përgatitur shumë dhurata për njerëzit në nevojë. Fondi i akorduar enkas për këtë aktivitet si edhe një fond i veçantë nga Kryepiskopi Anastas bënë të mundur përgatitjen e mjaft ndihmave si edhe shpërndarjen e tyre tek të gjitha ato familje, të cilat përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe sociale.