KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE
 
ZYRA E SHTYPIT
 
Kryepiskopata e Hirshme
 
NJOFTIM
 
    Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, në fillim të muajit dhjetor 2004 iu nënshtrua një operacioni në gjendrat tiroide, në spitalin “Evangjelizmos” të Athinës. Operacioni u krye me sukses të plotë.
    Më 1 janar 2005, Kryepiskopi kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë dhe më 3 janar kryesoi mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Duke ndjekur terapinë përkatëse, Kryepiskopi Anastas ka bashkërenduar të gjitha punët e Kishës dhe ato të veprimtarisë shkencore. Shëndeti i tij u rimëkëmb plotësisht dhe me fuqi të ripërtërira u kthye sot në Tiranë, për të vijuar punën e tij kishtare dhe shoqërore.
                                                                                                                                
 
Tiranë, 18 shkurt 2005.
Zyra e Shtypit