NJOFTIM
PËRVJETORI I PARË I FRONËZIMIT TË FORTLUMTURISË SË TIJ, † JOANIT
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë



Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, të dielën më 29 mars 2026, feston përvjetorin e parë të Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë do të zhvillohen Shërbesa e Mëngjesores, ora 07:30, dhe Liturgjia Hyjnore Sinodike, ora 08:45 -10:30.

Ju ftojmë të merrni pjesë të gjithë në këtë festim të rëndësishëm të Kishës Orthodhokse.

Pas Liturgjisë Hyjnore, jemi të ftuar të gjithë për të uruar nga afër Fortlumturinë e Tij, Joanin, në ambientin poshtë Katedrales.

Falenderojmë Perëndinë për bekimet e mëdha që i jep Kishës sonë dhe me mirënjohje të thellë i urojmë Kryebariut tonë:

PËR SHUMË VJET, O KRYEZOT!