– Apostulli – Veprat e Apostujve 2:38-43.

 

Atëherë Pjetri u tha atyre: Pendohuni, edhe gjithsecili prej jush le të pagëzohet në emrin e Jisu Krishtit, për ndjesën e mëkateve; edhe do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Sepse premtimi është mbi ju dhe mbi bijtë tuaj dhe mbi të gjithë ata që janë larg, sa ka për të thirrur Zoti Perëndia ynë. Edhe me shumë fjalë të tjera dëshmonte dhe i nxiste ata, duke thënë: Shpëtoni nga ky brez i shtrembër. Ata pra që pritën me gëzim fjalën e tij u pagëzuan; edhe atë ditë u shtuan rreth tre mijë shpirt.

Edhe ata qëndronin me përkushtim në mësimin e apostujve dhe në shoqëri dhe në thyerjen e bukës e në lutje. Edhe çdo shpirti i hyri frikë; edhe shumë çudira e shenja bëheshin me anë të apostujve.