Me hidhërim mësuam lajmin e fatkeqësisë së paimagjinueshme hekurudhore në Tempi, me shumë pasagjerë të vdekur, të plagosur dhe të humbur. Duke u lutur me gjithë zemër për prehjen e shpirtrave të atyre që vdiqën padrejtësisht, për shërimin e shpejtë të të plagosurve dhe për ngushëllimin e të afërmve të tronditur, gjatë komunikimit me Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Athinës, z. Jeronim II, dhe me Hirësinë e tij, Mitropolitin e Larisës, z. Jeronim, shprehëm pjesëmarrjen tonë në hidhërimin e madh për tragjedinë tronditëse, si edhe shqetësimin tonë për neglizhencat vdekjeprurëse të personave përgjegjës.
Related Posts
Fortlumturia e Tij, Joani, i dërgon letër urimi Patriarkut të ri të Gjeorgjisë, Shio, me rastin e zgjedhjes së tij. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë drejtuar Patriarkut Katholik të të Gjithë Gjeorgjisë.
Gallery

Sot, më 8 maj 2026, në të kremten e Shën Joan Theologut, Apostull dhe Ungjillor, Fortlumturia e Tij, Joani, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Më Kryepiskopin bashkëmeshuan Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Episkopi i Amantias, Hirësi Ignati edhe klerikë të Kryepiskopatës së Tiranës.
Gallery