Me hidhërim mësuam lajmin e fatkeqësisë së paimagjinueshme hekurudhore në Tempi, me shumë pasagjerë të vdekur, të plagosur dhe të humbur. Duke u lutur me gjithë zemër për prehjen e shpirtrave të atyre që vdiqën padrejtësisht, për shërimin e shpejtë të të plagosurve dhe për ngushëllimin e të afërmve të tronditur, gjatë komunikimit me Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Athinës, z. Jeronim II, dhe me Hirësinë e tij, Mitropolitin e Larisës, z. Jeronim, shprehëm pjesëmarrjen tonë në hidhërimin e madh për tragjedinë tronditëse, si edhe shqetësimin tonë për neglizhencat vdekjeprurëse të personave përgjegjës.
By Kisha Orthodhokse|2023-03-02T12:53:13+01:001 Mars, 2023|Lajme, Lajme AL|Komentet te Deklarata e Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, për tragjedinë hekurudhore në Tempi Janë të Mbyllura