UNGJILLI – Mateu 7:21-23.

Nuk do të hyjë në mbretërinë e qiejve kushdo që më thotë: Zot, Zot; por ai që bën dëshirën e Atit tim që është në qiej.

Shumë veta do të më thonë atë ditë: Zot, Zot, a nuk profetizuam në emrin tënd, edhe në emrin tënd nxorëm demonë, edhe në emrin tënd bëmë shumë çudira?

Po atëherë do t’u rrëfej atyre se kurrë nuk ju kam njohur juve.

Ikni prej meje ju që punoni paudhësinë.