APOSTULLI – Romakëve 13:11-14:4.
Edhe këtë ju them, duke ditur kohën se tashmë është ora të zgjohemi nga gjumi; sepse tani shpëtimi ynë është më afër sesa kur besuam. Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim pra tej veprat e errësirës, dhe le të veshim armët e dritës. Le të ecim hijshëm si ditën; jo në argëtime e dehje, jo në shtretër imoraliteti e shthurje, jo në grindje e smirë; po vishni Zotin Jisu Krisht, edhe mos bëni kujdes për mishin që t’i plotësoni dëshirimet.
Edhe atë që është i dobët në besim, mirëpriteni, por jo për rrahje mendimesh. Sepse dikush beson se mund të hajë nga të gjitha, kurse ai që është i dobët ha lakra. Ai që ha le të mos përbuzë atë që s’ha; edhe ai që s’ha le të mos gjykojë atë që ha; sepse Perëndia e ka pranuar. Cili je ti që gjykon shërbëtorin e huaj? Prej të zotit të vet ai qëndron ose bie; por do të qëndrojë; sepse Perëndia është i fortë ta bëjë të qëndrojë atë.