Hirësisë së Tij, Krisostomit,
Mitropolit i Dabrobosnias
Locum Tenens i Patriarkanës së Serbisë
Beograd

Me keqardhje të thellë, u njoftuam për fjetjen në Zotin të vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë të dashur, Patriarkut të Serbisë, Irineut, i cili dallohej për karakterin e tij të butë, të mirë e paqësor, për ndjenjat e tij të sinqerta dhe spiritualitetin e tij orthodhoks. I ndjeri, Patriarku Irine, drejtoi me vetëmohim dhe urtësi popullin e tij, të cilin e deshi aq shumë e për të cilin kontribuoi në forcimin e unitetit orthodhoks. Perëndia ta prehë shpirtin e tij të dhembshur midis të drejtëve.

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta hierarkisë së nderuar, klerit të devotshëm, dhe besimtarëve të kishës serbe, me të cilët bashkohemi në lutje gjatë kësaj periudhe pikëllimi të madh.

Personaliteti i ndritur i të paharruarit Patriarkut Irine do mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ata që e duan Perëndinë dhe kërkojnë shembuj të identitetit të vërtetë të krishterë.

Me nderime të vecanta dhe dashuri vëllazërore në Krishtin për të Cilin dhe përmes të Cilit ekziston gjithcka (Heb 2:10).

+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Nga njësia e kujdesit spitalor intensiv
Spitali Ungjillëzimi
Athinë