Fortlumturi dhe Patriark fort i hyjshëm i Qytetit të Madh të Perëndisë të Antiokisë dhe i Gjithë Lindjes, vëlla fort i dashur e fort i shtrenjtë më Zotin dhe bashkëmeshtar, zoti Joan, Fortlumturinë Tuaj të fort të Hyjshme, duke e puthur më Zotin, me shumë ëmbëlsi po i drejtohemi.

Marrim pjesë, me dhimbje shumë të thellë, në hidhërimin e jashtëzakonshëm të popullit të Libanit, të shkaktuar nga shpërthimi shkatërrimtar në kryqytetin e vendit. Duke qenë në kungim vëllazëror lutemi, që Zoti Perëndia ynë të prehë shpirtrat e viktimave të pafajshme, të ngushëllojë banorët e dashur të Bejrutit dhe të ndriçojë autoritetet shtetërore kompetente për përballimin e duhur të pasojave të kësaj fatkeqësie tragjike.

 Me nderim të veçantë dhe dashuri gjithnjë shumë të thellë në Krishtin, Zotin tonë.

Tiranë, 5 gusht 2020

Vëllai i dashur në Atë, i Fortlumturisë Suaj Fort të Hyjshme

†Anastasi

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë


 

Hirësia Juaj, Kryepiskopi i Bejrutit,
vëlla shumë i shtrenjtë më Zotin, z. Ilia,

Marrim pjesë, me dhimbje të thellë, në hidhërimin e jashtëzakonshëm të popullit të Libanit, shkaktuar nga shpërthimi shkatërrimtar në kryeqytetin e vendit. Duke qenë në kungim vëllazëror lutemi, që “Perëndia i paqes dhe i çdo ngushëllimi” të prehë shpirtrat e viktimave të pafajshme dhe të drejtojë mendimet dhe veprimet Tuaja për të ngushëlluar dhe për të mbështetur popullin e shumëvuajtur të Bejrutit.

Me nderim të veçantë dhe dashuri të përhershme vëllazërore më Krishtin Jisu, “për të cilin janë të gjitha dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha”

Tiranë, 5 gusht 2020.

 

†Anastasi

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë