Oshënare Veronika, gjakrrjedhësja.

Shën Veronika ishte nga Qesaria e Filipisë. U shërua nga Shpëtimtari ynë Jisu Krisht nga një fluks gjaku që e mundonte prej shumë vitesh (Mat.9:20). Si dëshmi të veprimit të hirit, ajo bëri një statujë bronzi që paraqiste Krishtin duke shtrirë dorën te një grua e gjunjëzuar para Tij. Në këmbët e saj, mund të lexojmë edhe mbishkrimin: “Perëndisë, Shpëtimtarit të botës”. Në këtë statujë mbiu një bimë e cila shëronte të sëmurë. Këtë statujë e vendosi përpara shtëpisë së saj me qëllim që njerëzit të kujtonin Perëndinë. Pasi jetoi një jetë të pëlqyeshme te Zoti, fjeti në paqe.

Sipas traditës, ajo ishte gruaja që i fshiu fytyrën Krishtit, kur Ai ishte duke ecur me kryqin në Golgota. Në peshqirin e saj mbeti Fytyra e Shenjtë e Shpëtimtarit. Veronika në greqisht do të thotë: (vera ikona) ikonë e vërtetë. Ajo është mbrojtësja e lavantierëve dhe e fotografëve.