Ungjilli – Joani 16:2-12

Do t’ju nxjerrin nga sinagogat; por vjen një orë, në të cilën kushdo që t’ju vrasë do të pandehë se i bën shërbim Perëndisë. Edhe këto do t’i bëjnë, sepse nuk e njohën Atin, as mua. Por jua thashë juve këto, që t’i sillni ndër mend, kur të vijë ora, se unë jua thashë juve. Edhe nuk jua thashë juve këto që në fillim, sepse isha bashkë me ju.

Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi, dhe asnjë prej jush s’më pyet: Ku shkon? Po sepse jua thashë juve këto, hidhërimi mbushi zemrën tuaj.
Por unë po ju them juve të vërtetën: është mirë për ju të shkoj unë; sepse në mos shkofsha, Ngushëllimtari nuk do të vijë tek ju; por në shkofsha, do ta dërgoj atë tek ju. Edhe ai, kur të vijë, do të qortojë botën për mëkat, edhe për drejtësi, edhe për gjyq;

Për mëkat, sepse nuk më besojnë; edhe për drejtësi, sepse shkoj tek im Atë, edhe më nuk më shihni; edhe për gjyq, sepse prijësi i kësaj bote është gjykuar.
Kam ende shumë për t’ju thënë juve, po tani nuk mund t’i mbani.