– 08 Maj – Apostull e Ungjillor Joan Theologu. Oshënar Arseni i Madh. Oshënar Mili.
Apostull e Ungjillor Joan Theologu. Pas fjetjes dhe varrosjes së apostullit të shenjtë Joan Theologu në Efes (26 shtator), varri, i cili u gjend bosh, u bë një vend mrekullish. Veçanërisht çdo vit në këtë ditë, varri gjendej i mbuluar me një lloj hiri, të cilin të krishterët vendas e quajtën “Manë”. Ata që lyheshin me të me besim, gjenin menjëherë shërim, pasi ajo shëronte nga sëmundje të ndryshme të shpirtit dhe të trupit. Kjo mrekulli e siguroi edhe një herë Kishën, që