Konkursi organizohet për të paraqitur diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri. Përmes konkursit, që do të kulmojë me botimin e një albumi dhe çeljen e një ekspozite, dëshirojmë t’i paraqesim publikut të gjerë jetën e krishterë në Shqipëri.
Fotografitë e kërkuara duhet të jenë pjesë e këtyre kategorive:
Kisha (arkitekturë, afreske, kryqe, kisha në natyrë, peizazhe, etj.)
Njerëz (klerikë dhe laikë, portrete, etj.)
Reportazhe (ngjarje kishtare, pelegrinazhe, të kremte fetare)
Ringjallja e Kishës (Kjo kategori fotografike synon të pasqyrojë njëzet e shtatë vjet të “Ringjalljes” së Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të jetës së saj (vepra ndërtuese, kleri, rinia orthodhokse, shëndetësia, arsimi, kontributi për kulturën, vepra sociale dhe humanitare etj.)
Procedura e pjesëmarrjes
Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.
Konkurruesit duhet të dërgojnë fotografitë e tyre përpara datës 15 korrik 2019.
Konkurruesit mund të dorëzojnë deri në 6 fotografi për secilën kategori.
Ju inkurajojmë që të ngarkoni fotografi edhe në orthphoto.net.
Fotografitë duhet të dërgohen së bashku me titullin, të dhënat e autorit (emrin, adresën dhe numrin e telefonit), datën dhe vendndodhjen e fotografisë, në adresën elektronike: competition@orthphoto.net.
Për përshkrimin e fotografisë, dërgesa e formularit të aplikimit është e detyrueshme.
Cilësia dhe madhësia e fotografisë duhet të jenë jo më pak se 2000 pixels në të dyja përmasat, gjerësi ose lartësi. (Është mirë të dërgohet skedari origjinal.) Madhësia maksimale e skedarit të fotografisë është 18Mb.
Të gjitha fotografitë duhet të jenë vepra të konkurruesit, i cili duhet të zotërojë në mënyrë të ligjshme të drejtën e autorit për to.
Rregullorja e konkursit: Rregullore
Çmimet
Për këtë konkurs do të shpërndahen çmimet e mëposhtme:
Grand Prix: 600 EURO
Çmimi i parë për çdo kategori: 200 EURO
Çmimi i dytë për çdo kategori: 100 EURO
Çmimi i tretë për çdo kategori: 50 EURO
Vlerësim nderi: Një album fotografik nga botimet e partnerëve tanë. (Numri i vlerësimeve të nderit do të vendoset nga juria).
Të gjitha shpërblimet financiare të çmimeve do të jepen me çeqe që do të lëshohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ose do të dërgohen te fituesit në adresën e dhënë.
Fituesit janë përgjegjës për raportimin e të ardhurave tek autoritetet siç kërkohet me ligj dhe për pagimin e çfarëdo takse që ata mund të jenë të detyruar për çdo çmim.
Juria
Juria për këtë konkurs është ndërkombëtare dhe përbëhet nga 5 persona
Peter Williams (head)
Kameraman i pavarur / fotograf / regjisor dhe redaktor nga Danimarka. Gjatë 25 viteve të fundit ka qenë i vendosur në Gjenevë dhe Zvicër. Në 1983, Peter u bashkua me Këshillin Botëror të Kishave. Gjatë 20 viteve që pasuan, ai mbikëqyri komunikimet audio-vizuale të Këshillit Botëror të Kishave (WCC). Nga Pallati Perandorak i Tokios në Altiplano të Bolivisë dhe nga platformat e naftës në Detin e Veriut tek komunitetet aborigjene të Australisë veriore. Asnjë shprehje tjetër nuk e përmbledh më mirë karrierën ndërkombëtare të Peter Williams, i cili deri më tani ka mbuluar detyrat në më shumë se 120 vende.
www.peterwilliams.ch
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,Imzot Andon (Merdani)
Kreu studimet në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” – Shën Vlash, Durrës në vitet 1996-1999. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera Fakultetin Theologjik të Universitetit Kombëtar “Kapodistria” të Athinës (2002-2006) dhe ka përfunduar studimet master në “Dhiatën e Re” në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Është diplomuar në nivelin master në “Sociologji – Psikologji – Komunikim” të Arsimit të Lartë “ISSAT”, gjithashtu është diplomuar në Universitetin “UBIS” të Gjenevës.
Andi Rembeci
Bizantolog, historian, redaktor, fotograf. Pedagog në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës, Bashkëkryetar i Akademisë së të Rinjve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Sekretar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Studimeve Bizantine. Fitues i çmimi shkencor kombëtar për kërkuesin e ri më të suksesshëm për vitin 2016, dhënë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Autor i botimit fotografik dhe historik (në 4 vëllime) “Vepra ndërtuese dhe restauruese e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë viteve 1992-2018”, si dhe i shumë botimeve të tjera mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore bizantine dhe pasbizantine.
Jarosław Charkiewicz
Doktor i shkencave në Teologji, gazetar, redaktor, shkrimtar, përkthyes, fotograf. Autor i më shumë se 20 librave për historinë, teologjinë, agjiografinë dhe ikonografinë orthodhokse. Sekretar i Departamentit të Botimeve të Kishës Orthodhokse të Polonisë. Nismëtar i botimit të albumeve “Ngjyrat e Orthodhoksisë”.
Aleksander Wasyluk
Editor dhe një nga themeluesit e www.orthphoto.net. Themelues i faqes polake të internetit www.cerkiew.pl. e cila iu drejtohet të krishterëve orthodhoksë. Aktualisht punon për Nikon Poland në një projekt trajnimi për fotografinë: www.szerokikadr.pl
Për më tepër lexoni në: Ngjyrat e Orthodhoksisë