Dhjetë Urdhërimet
1. Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxorri nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjera para meje!
2. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiejt ose poshtë në tokë, ose në ujërat nën tokë. Nuk do të falesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, por që jam i mëshirshëm për mijëra breza për ata që më duan dhe i zbatojnë urdhërimet e mia!
3. Nuk do ta përdorësh kot emrin a Zotit, të Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk do të lërë të pandërshkuar atë që përdor kot emrin e tij!
4. Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjthë punën tënde: por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua; sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe dheun, detin dhe gjithshka që është në to, dhe ditën e shtunë Ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shtunë dhe e ka shenjtëruar atë!
5. Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, që ditët e tua të jenë të gjata mbi dheun që Zoti, Perëndia yt po të jep!
6. Mos vrit!
7. Mos shkel kurorën!
8. Mos vidh!
9. Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd!
10. Mos lakmo shtëpinë e të afërmit tënd; mos lakmo gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij dhe asnjë gjë që i përket të afërmit tënd!
Eksodi 20:1-17