Fëmijët e kopshtit “Ungjillëzimi” në Tiranë e festuan ardhjen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në një program të larmishëm me këngë, recitime dhe urime të shumta të përgatitura për edukatoret dhe prindërit e tyre.
     Të mbledhur së bashku në ambientet e kopshtit të tyre në dt. 22 dhjetor, ata ndanë gëzimin e festave me njëri-tjetrin, duke kaluar hareshëm kohën e programit festiv, duke marrë me vete edhe dhuratat e përgatitur nga Zyra e Përkujdesjeve Ditore të Kishës.
      Nuk kishte gëzim më të madh për fëmijët kur prindërit dhe edukatoret e tyre i përqafonin dhe i uronin “Për shumë vjet gëzuar…”.
      Tek recitimet dhe këngët e shumta të fëmijëve, binte në sy dëshira e tyre t’i jetuar këto festa sa më bukur. Një program i ngjashëm festiv u zhvillua edhe në të 13 kopshtet që ka hapur Kishës jonë, në të gjithë vendin. 
 
  Isidor Koti