Ai i dha shpresë vendit të Tij
Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos
Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos
Një artikull në revistën Parade
(Botuar në USA)
nga Nicolas Gage
(Botuar në USA)
nga Nicolas Gage
-“Ne nuk duhet të humbasim asnjë ditë të vetme”
Një plumb ka mbetur në dritaren e zyrës së Kryepiskopit Anastas në Tiranë. Ai është shtëne nga një snajper gjatë 1997 kur Shqipëria ishte në një kaos total dhe kur jeta e Tij rrezikohej shumë. Kryepiskopi thotë “Unë e mbaj aty këtë plumb për të kujtuar se jeta mund të mbaroj në një sekondë. Ne nuk duhet të humbasim asnjë ditë të vetme.”
Pak njerëz i përdorin ditët e tyre si Kryepiskopi Anastas. Tepër energjik, 73 vjeçari ka kaluar këta 12 vjetët e jetës së Tij duke kapërcyer pengesa të shumta për të arritur këtë mrekulli në një nga vendet më të varfëra të Europës. Shqipëria është një vend në veri të Greqisë me rreth 3.5 milion banor shumica Muslimane, që për dekada të tëra, regjimi komunist e ka ndaluar të praktikoj besimin.
Mjaftonte të bëje kryqin dhe përfundoje në burg. Shumë Kisha, Xhami dhe objekte të kultit u shkatërruan dhe Shqipëria u izolua nga pjesa tjetër e botës. Gjatë këtyre dymbëdhjetë vjeteve të fundit Kryepiskopi Anastas jo vetëm që Ringjalli Kishën Orthodhokse atje por dhe inspiroi shumë njerëz të brutalizuar. “Nuk mund të mendoj një tjetër që të këtë kontribuar më shumë në rilindjen e Shqipërisë si një vend Europian sesa Kryepiskopi Anastas ” – ka thënë Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano. Si një profesor i njohur universiteti që ndihmoi të rilindëte një popull të rrahur keq nga dekadat komuniste Ai u afron një mësim të mirë Amerikanëve për të përballuar të njëjtën sfidë në Irak. “Tamam tani irakenët si shqiptarët dikur kur unë erdha këtu, janë dyshuese dhe jo miqësorë, sepse ata kanë jetuar për shumë kohë nën frikë dhe diktaturë, ” thotë Kryepiskopi Anastas. “Sekreti për të ndryshuar këtë sjellje është që Amerikanët të tregojnë kujdes dhe respekt ndaj tyre. Respekti për të tjerët është esenca e Krishtërimit dhe e Demokracisë.
Eshtë veçanërisht e rëndësishme t’i qëndrosh besnik këtij parimi në vendet ku ka përplasje kulturash.” Pas rënies së komunizmit Kryepiskopi Anastas u dërgua në Shqipëri në 1991 nga Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, lideri shpirtëror i Krishtërimit Orthodhoks për të parë gjendjen e besimit në vend. Ai gjeti 1600 Kisha të shkatërruara dhe vetëm 22 priftërinj të moshuar që kishin mbijetuar nga 440 priftërinj që kishin shërbyer në Shqipëri para komunizmit.
Por shqiptarët ishin të etur për praktikim besimi, shumë prej tyre mblidheshin në vendet ku dikur ekzistonte kisha dhe aty kryenin shërbesat. Kështu Patriku i kërkoi Anastasit të qëndronte dhe të rindërtonte Kishën Orthodhokse. Kur takimi i tyre u bë i ditur, shumë dyshonin tek shkollari delikat Anastas Janullatosi i lindur në Piraeus të Greqisë.
Dy herë i sëmurë rëndë nga malaria ishte detyruar të linte misionin e Tij në Afrikën Lindore, por ai vazhdoi të jepte mësim dhe të shkruante libra, duke përfshirë dhe një studim të respektueshëm për Islamin. Kur thirrja ishte për të shkuar në Shqipëri, “të gjitha arsyet më thonin së ishte një mision i pamundur” thotë Kryepiskopi Anastas, i cili flet pesë gjuhë të huaja përfshirë dhe anglisht. “Mua mu kërkua të ringjallja Kishën pa asnjë mbështetje financiare në një vend që po kalonte një tranzicion të ashpër politik. Unë duhet të mësoja një gjuhë të huaj të vështirë në moshë të thyer, të jetoja në kushte të vështira pa pasur siguri jete. Cdo gjë më thoshte se është çmenduri të qëndrosh .” Pastaj ai thotë, ai pa dëshpërim në fytyrat e shqiptareve që takonte. ” Une mendova. Kush do ti ndihmojë këtë njerëz? Kush do tu jap atyre shpresë?” Unë e dija që kjo ishte një sprove dhe unë i thashë vetes “Në qoftë se ti ke besim në Zot, qëndro dhe rezisto. Në qoftë se jo, kthehu në shtëpi. “Kështu ai qëndroi. Gjatë kësaj dekade Kryepiskopi kapërceu armiqësi shekullore etnike për të ndërtuar Kisha të reja në të gjithë vendin. Ai ndërtoi 83 Kisha të reja, restauroi nga themelet 140 Kisha, restauroi 5 Manastire dhe ndërtoi një seminar, një shtëpi për Murgeshat dhe një Kryepiskopatë.
“Ai është përpjekur që nga fillimi të mendoj jo vetëm për ngjalljen e Kishës Orthodhokse Shqiptare por edhe për tu shërbyer gjithë shqiptarëve duke ndërtuar shkolla, klinika mjeksore, qëndra rinie, shtëpi fëmijësh, kopështe fëmijësh, dhe kampe verore, thotë i nderuari At Luke Veronis, 38, një prift Orthodhoks nga Pensilvania që ka punuar me Kryepiskopin për 9 vjetë.” Të gjitha janë të hapur për të gjithë – të krishterë, Musliman dhe jobesimtarë.
“Prioriteti ynë më i madh është rinia”:
Në vitin 1994 – në një përpjekje për ta larguar Anastasin nga Shqipëria, presidenti i parë demokratë Sali Berisha hodhi draftin e Kushtetutës ku kërkohej që Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse duhej të ishte shqiptar dhe të jetonte në Shqipëri prej 20 vjetësh. Kjo u hodh në referendum; të gjithë ishin të sigurt që do të kalonte ky draft sepse kishte mbështetjen e qeverisë. Kryepiskopi paketoi sendet e Tij. Por për çudinë e të gjithëve kushtetuta u rrëzua; Shqiptarët e të gjithë besimeve kishin votuar kundër saj. Me kohë Kryepiskopi fitoi dhe admirimin e Sali Berishës, i cili është tani dhe lideri kryesor i opozitës”. Unë respektoj të gjitha ato që ka arritur ai, veçanërisht ringritjen e Kishës Orthodhokse, ” thotë tani Dr. Berisha, një kirurg zemre.
Pasi i mbijetoi referendumit, Anastasi përballoi shumë probleme në kaosin e vitit 1997, kur në Shqipëri ranë skemat piramidale në të cilat shumë shqiptarë kishin investuar paratë e tyre. Shumë të huaj lanë Shqipërinë. U hapën depot ushtarake dhe u morën armët, u shpërndanë mijëra fisheke e armë. Nata ndriçohej nga armët që shkreheshin. Kryepiskopi u shfaq në radio e televizor duke u kërkuar njerëzve të ruanin qetësinë dhe të shpresonin. “Ndihmës dhe ndihma nga e gjithë bota fluturuan për në Shqipëri. Të gjithë ne dhe Kryepiskopi Anastas shpërndanim ushqime për familjet në nevojë,” thotë Penny Deligiannis, e cila drejtoi ushtrinë humanitare të Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Cdo natë snajperat hapnin zjarr mbi mitropolinë ku jetonte dhe punonte Ai “Por për fat asnjë nuk u cenua, Lavdi Zotit “- thotë Kryepiskopi. Pavarësisht nga rreziku, Ai beson se eksperienca e solli atë më pranë shqiptarëve:
“Ne nuk jemi këtu vetëm për të luajtur Samaritanin e mirë por për të jetuar me ta, për të ndarë rrezikun me ata dhe për tu treguar se dhe në kohën më të vështirë ka gjithmonë shpresë.”
Dy vjet më vonë, mijëra Kosovare erdhën në Shqipëri kur serbët i sulmuan dhunshëm ata. “Ne i ndihmuam ata sa më shumë të ishte e mundur duke ditur që shumica ishin Musliman, “thotë Anastasi ”në mblodhem me shumë se 12 milion dollare për të ndërtuar kampe për mirëpritjen e tyre, për ushqime, për ilace dhe u kujdesëm kështu për më shumë se 33.000 refugjatë.
Këto përpjekje e ndihmuan Kryepiskopin Anastas të qëndronte në Shqipëri ku shumica e popullsisë është me origjine Muslimane. ” Ne duam të tregojmë se komunitetet fetare mund të shkojnë së bashku dhe të ndihmojnë njëra tjetrën. Muslimanizmi ka mundësi të bëhet shumë agresivë ose vërtetë i moderuar. Gjëja më e rëndësishme është të ruajmë institucionet që mos bien në duart e ekstremistëve dhe fanatikëve. Sulmi ndaj Irakut ka shqetësuar botën Arabe, beson ai. “Ata ndihen të kërcënuar, por Amerika duhet tu tregoj atyre se respekton lirinë dhe fenë e popullit Iraken, kështu sjellja e botës Muslimane do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme.”
Për të ndihmuar shqiptarët musliman Kryepiskopi përdori deri në limit burimet e Tij të cilat vijnë nga shumë donatorë. Një shembull i qartë është ngritja e Klinikës së Ungjëllizimit në Tiranë ku vijnë 3000-4000 vetë në muaj shumica musliman. “Të gjithë janë mjekuar dhe asnjë nuk është kthyer mbrapsht.” Thotë Charles Linderman, 37, misionar Amerikan që vjen nga Cleveland, mjek i kirurgjise së përgjithshme, që drejton ekipin e kirurgjisë” dhe unë e di që akoma janë lënë Kisha të pandërtuara në mënyrë që të ndërtohej klinika.” Ndërmjet të mjekuarve kanë qënë vejusha dhe vajza e diktatorit komunist Enver Hoxha i cili dikur nxorri të jashtëligjshëm besimin fetar.
“Kur ne filluam seminarin, të gjithë ishin të çuditur që ne pranuam studente femra, por ne duhet t’i shkollojmë ato sepse gruaja luan një rol të rëndësishëm në jetën e Kishës sonë.” Si rezultat i arritjeve të dukshme Kryepiskopi ka ftuar Amerikane, Europiane në Shqipëri si mjekë, mësues, arkitektë, priftërinj, eksperte kompjuteri që e ndihmojnë në punën e Tij. Anastasi ka një projekt shumë ambicioz që ai e sheh si kurorëzim të misionit të Tij, të ndërtojë Kathedralen Orthodhokse në Tiranë në atë vend ku ajo ishte shkatërruar nga komunistët, të cilën do ta quaj me emrin kuptim- plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët ”NGJALLJA”.