Vepra sociale dhe humanitare.

Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi (1992, 1994, 1997), Kisha jonë ka zhvilluar veprimtari të gjerë sociale dhe humanitare, duke siguruar dhe shpërndarë mijëra tonë ushqime, veshmbathje, ilaçe etj.

Kisha jonë ka përkrahur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërtime rrugësh e ujësjellësish, programe shëndeti dhe shoqërizimi për gratë në zonat rurale, program për edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe ngritje qendrash shëndetësore në fshatra, kontributi për shkolla, jetimore, spitale, ndihma për institutet për persona me aftësi të kufizuara, azilet, për të burgosurit, të varfrit etj.

Gjatë vitit 1999, kur vendi ynë priti valët e refugjatëve kosovarë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me donatorë dhe organizma fetare ndërkombëtare (sidomos me programin ACT, të Këshillit Botëror të Kishave) organizoi një program të gjerë ndihme, prej më shumë se 12 milion dollarësh, duke ndihmuar më shumë se 33 mijë të ardhurve nga Kosova, me ushqime, veshmbathje, ndihma shtëpiake, mjekësore, strehim (në dy kampe) etj.

Në vitin 2008, pas tragjedisë në fshatin Gërdec, Kisha jonë dha kontributin e saj material dhe njerëzor, që në çastet e para, si dhe bëri thirrje dhe mblodhi ndihma të ndryshme nga besimtarët orthodhoksë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat iu shpërndanë të dëmtuarve, si dhe u rindërtua plotësisht kopshti i fshatit Muçaj.

Kisha Orthodhokse dha kontributin e vet edhe për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga përmbytjet e jashtëzakonshme të vitit 2002, në rrethet e Lezhës, Beratit e Gjirokastrës si edhe në vitin 2010 në qytetin e Shkodrës. Vitet e fundit ka ndihmuar në mënyrë të përsëritur banorët e prekur nga përmbytjet në rrethet e Fierit dhe Vlorës etj.

Në vitin 2018 filloi të funksionojë Shtëpia e të moshuarave Familja e Dashurisë “Hyjlindësja Mari” në Tiranë.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Vepra sociale.