– 24 Prill – Oshënare Elisabeta Çudibërëse. Sava Stratilati i Gotisë. Hierodëshmor Valentioni. Oshënar Ksenofon Athoniti. Shën Nikolla i Magnezisë. Vilfredi i Jorkut.
Oshënare Elisabeta Çudibërëse. Oshënare Elisabeta ishte një dhuratë nga Zoti për prindërit e saj fisnikë e shpresëtarë nga Heraklea e Thrakës. Kjo ndodhi falë ndërhyrjes së mrekullueshme të martires së shenjtë Gliqeria (13 maj). Që fëmijë, Elisabeta mësoi përmendësh jetët e shenjtorëve dhe kështu fitoi aftësinë për të imituar në çdo rrethanë shembullin e sjelljes së tyre ungjillore. Mbasi mbeti jetime në moshën 12-vjeçare,