– 13 Maj – Dëshmore Gliqeria. Dëshmor Laodiki. Omologjet Sergji. Oshënar Efthimi i Ri në Athos. Oshënar Efrosini i Ivironit.
Dëshmore Gliqeria. Lindi në Trajanopojë, qytet bregdetar në Adriatik, i cili në përgjithësi quhej Trani. Ajo jetoi në shek. II pas Krishtit dhe e kishte prejardhjen nga një familje aristokrate. Shën Gliqeria ishte një e krishtere shpresëtare me besim të palëkundur dhe vetëmohim të paarritshëm. Kur ishte në kulmin e moshës së saj, Perandori i Romës ishte Antonini, kurse sundimtari i Evropës me qendër