Kampi i djemve “Shën Gjergji” në Çukë. (Korrik 2005)
Jo larg nga Butrinti, i njohur për gjurmët e Krishterimit të hershëm në vendin tonë, në veri të tij, mes detit Jon dhe liqenit të Butrintit, mbi një kodër pranë Çukës, ngrihet një tjetër qendër e madhe shpirtërore, edukuese dhe historike e shekullit të 17-të, Manastiri i Shën Gjergjit. Nuk ishte e rastit në një vend të tillë me bukuri natyrore dhe rrezatim shpirtëror