Kampi i tretë i vajzave “Bariu i Mirë” në Shën Joan Vladimir Zell dhe krijimtari. (Gusht 2007)
Kampi i tretë në Manastirin e Shën Joan Vladimirit u përjetua me gëzim nga të rejat orthodhokse. Nga datat 10 -20 gusht 2007 u zhvillua kampi i fundit për këtë verë me vajza të moshës 17 - 25 vjeç. Në këtë kamp morën pjesë 70 vajza nga qytete dhe fshatra të ndryshme të Shqipërisë si: Tirana, Durrësi, Lushnja, Berati, Fieri, Vlora, Elbasani etj.