Edhe këtë vit u organizuan me gëzim kampet me fëmijët kosovarë, Malishevë, 16 – 31 Gusht 2010.
Sapo shfaqet mikrobusi, ata gumëzhijnë dhe i përshëndesin duke rendur për t’i takuar. Me buzëqeshjen dhe çiltërsinë fëmijërore, nisin të këndojnë dhe të kërcejnë sikur të jetë edhe piku i vapës, madje edhe në të ftohtin e pragvjeshtës. Ndonëse në klasat fillore i kanë bërë miq të vjetër dhe shumë të dashur. I quajnë mësues, edhe pse janë disa të rinj vullnetarë që vijnë