Aktivitete

9:50 pm 08, 2014

U zhvilluan kampet kombëtare të vajzave. (28 Qershor – 28 Korrik 2014)

By |2020-04-06T22:02:25+02:005 Gusht, 2014|Lajme|Komentet te U zhvilluan kampet kombëtare të vajzave. (28 Qershor – 28 Korrik 2014) Janë të Mbyllura

"Zoti është bashkë me ne, edhe ne të jemi me Zotin."       Tradita shumëvjeçare e Kishës Orthodhokse në përkushtimin për edukimin e brezit të ri me mësimet e Jisu Krishit dhe të jetuarit e jetës sipas Tij vazhdoi  këtë vit me organizimin e Kampit Veror për Vajza në Manastirin e Hirshëm të "Shën Joan Vladimirit"  pranë  Elbasanit. Përkujdesja e veçantë e Kishës Orthodhokse dhe

10:43 am 07, 2014

Kamp veror i organizuar nga Skuadra e Misionit të OCMC nga USA. (21 Qershor – 4 Korrik 2014)

By |2020-04-06T22:02:26+02:005 Korrik, 2014|Lajme|Komentet te Kamp veror i organizuar nga Skuadra e Misionit të OCMC nga USA. (21 Qershor – 4 Korrik 2014) Janë të Mbyllura

-  Një grup nga OCMC (Qendra Orthodhokse Misionare e Krishterë) organizoi kamp veror për fëmijët e Shtëpisë Shpresa -      Një grup prej 8 personash nga pjesë të ndryshme të Amerikës, erdhën në Shqipëri për një periudhë të shkurtër. Ata organizuan një kamp 7-ditor për fëmijët e Shtëpisë Shpresa, në mjediset e manastirit të Shën Vlashit, afër Durrësit. Kampi kishte për temë: “E bekuar

6:42 am 05, 2014

Seminar për ripërtëritjen e Lidhjeve të Grave Orthodhokse të Dioqezës së Tiranës. (25 – 26 Prill 2014)

By |2020-04-06T22:05:16+02:002 Maj, 2014|Lajme|Komentet te Seminar për ripërtëritjen e Lidhjeve të Grave Orthodhokse të Dioqezës së Tiranës. (25 – 26 Prill 2014) Janë të Mbyllura

    Me bekimin e Kryepiskopit Anastas në dt. 25-26 prill 2014 në mjediset e Akademisë Teologjike në Shën Vlash u zhvillua  seminari 2 ditor me përfaqësuese të Lidhjeve të Grave Orthodhokse të Dioqezës së Tiranës. Qëllimi i këtij takimi ishte ripërtëritja dhe fuqizimi i Lidhjeve të grave nëpërmjet mbështetjes dhe shkëmbimit të përvojave me njëra-tjetrën.      Nismëtarë të kësaj veprimtarie u bënë gratë

8:01 am 03, 2014

Veprimtari me udhëheqësit rinorë orthodhoksë të vendit. (14 – 16 Mars 2014)

By |2020-04-06T22:05:19+02:0021 Mars, 2014|Lajme|Komentet te Veprimtari me udhëheqësit rinorë orthodhoksë të vendit. (14 – 16 Mars 2014) Janë të Mbyllura

    Më 14-16 mars 2014, u organizua nga Zyra e Rinisë Orthodhokse të Kryepiskopatës së Tiranës një takim tre ditor për udhëheqësit e Rinisë Orthodhokse të dioqezave të vendit tonë. Ky takim me temë: “Zell për Zotin” u zhvillua në mjediset e Akademisë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash. Në këtë takim morën pjesë 55 të rinj nga të katër dioqezat e vendit

6:04 pm 03, 2014

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë merr pjesë në Panairin e Ditës së Verës – Elbasan, 12-14 mars 2014.

By |2020-04-06T22:05:19+02:0016 Mars, 2014|Lajme|Komentet te Kisha Orthodhokse e Shqipërisë merr pjesë në Panairin e Ditës së Verës – Elbasan, 12-14 mars 2014. Janë të Mbyllura

    Kisha jonë Orthodhokse në Elbasan mori pjesë në panairin triditor (12-14 mars 2014) të organizuar nga Bashkia e qytetit. Ky panair kishte si qëllim shpalosjen dhe paraqitjen e veprimtarive të organizmave sociale, edukues, kulturorë e tregtarë të krahinës. Në qytetin e Elbasanit prej shumë vitesh tashmë festohet në 14 mars Dita e Verës, cila karakterizon largimin e dimri dhe ardhjen e pranverës. Për këtë

9:31 am 02, 2014

Veprimtari të Zyrës Diakonia-Agapes të Kishës – Dita e Evropës Lindore. (25 Janar 2014)

By |2020-04-06T22:05:20+02:0025 Shkurt, 2014|Lajme|Komentet te Veprimtari të Zyrës Diakonia-Agapes të Kishës – Dita e Evropës Lindore. (25 Janar 2014) Janë të Mbyllura

    Edicioni i 26-të i Ditës së Evropës Lindore, i mbajtur nga organizata humanitare zvicerane HEKS, më 25 janar 2014 në Zyrih, mblodhi së bashku pesë organizata joqeveritare nga ky rajon, për të prezantuar tek të ftuarit kryesisht nga Zvicra, shërbimet sociale në ndihmë të grupeve në nevojë.     Kryefjala e takimit ishte bashkëpunimi mes organizatave joqeveritare dhe institucioneve publike në sektorin social. Këtë vit,

12:46 pm 02, 2014

Java e Martesës 7 – 14 shkurt 2014.

By |2020-04-06T22:05:21+02:0013 Shkurt, 2014|Lajme|Komentet te Java e Martesës 7 – 14 shkurt 2014. Janë të Mbyllura

    Martesa është thesar! Ajo është në qendër të çdo kulture dhe çdo kombi. Martesat e shëndosha janë themeli për familje të shëndosha, dhe familjet e shëndosha janë shtyllat e një shoqërie të fortë e me baza. Problemi qëndron se shpesh martesës nuk i japim kujdesin që meriton. Java e Martesës synon t’u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t’i japin prioritet dhe të respektojnë

12:02 pm 11, 2013

Rinia Orthodhokse merr pjesë në nismën: “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. (22 Nëntor 2013)

By |2020-04-06T22:05:26+02:0027 Nëntor, 2013|Lajme|Komentet te Rinia Orthodhokse merr pjesë në nismën: “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. (22 Nëntor 2013) Janë të Mbyllura

    Rinia Orthodhokse e Shqipërisë me datë 22 nëntor 2013, u bashkua në nismën “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” të Green Line Albania, duke u bazuar në punën vullnetare të qytetarëve të vendit. Në të morën pjesë rreth 220 të rinj orthodhoksë nga Dioqeza e Tiranë, Beratit, Korçës, si dhe nga shkollat e Kishës si: “Protagonistët” Tiranë, Liceu “Kryqi i Nderuar” Sukth-Durrës, Akademisë Teologjike

9:13 am 11, 2013

Mobilizimi i të rinjve orthodhoksë me moton “Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët”. (15 – 16 Nëntor 2013)

By |2020-04-06T22:05:28+02:0021 Nëntor, 2013|Lajme|Komentet te Mobilizimi i të rinjve orthodhoksë me moton “Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët”. (15 – 16 Nëntor 2013) Janë të Mbyllura

    Në kuadrin e kontributit të Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë në jetën komunitare, u zhvillua në datat 15-16 nëntor 2013, në sallën e rinisë në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, trajnimi me temë “Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët”. Ky trajnim u organizua në bashkëpunim me Zyrën Sociale “Diakonia Agapes” të Kishës Orthodhokse. Në të morën pjesë të rinj, katekistë, koordinatorë dhe drejtues të

11:01 am 11, 2013

Studentët e Akademisë Teologjike drejtojnë aktivitetet e fëmijëve në enoritë e Kryepiskopatës së Tiranës. (Nëntor 2013)

By |2020-04-06T22:05:29+02:007 Nëntor, 2013|Lajme|Komentet te Studentët e Akademisë Teologjike drejtojnë aktivitetet e fëmijëve në enoritë e Kryepiskopatës së Tiranës. (Nëntor 2013) Janë të Mbyllura

    Gjatë korrikut dhe në vazhdim, në dy javët e para të shtatorit, në enoritë e Kryepiskopatës në Tiranë u zhvilluan pesë kampe ditore (në Shtërmen, Shën Vlash, Rrushkull, Durrës dhe Kavajë). Tema e tyre e përbashkët ishte “Udhëtimi im në Mbretërinë e Perëndisë”, duke synuar të shpjegohej se si është Mbretëria e Perëndisë nga vizioni dhe profecia e Isaias  në Dhjatën e Vjetër dhe

Go to Top