Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Gusht 2016

Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Gusht 2016   Në këtë numër do të lexoni:   – 25 vjet vepër hierapostolike e Kryepiskopit Anastas në Shqipëri – “Guxojmë të shpresojmë” – Fjala e Kryepiskopit Anastas me rastin e 2 Gushtit dhe përurimit të hidrocentralit – Përurimi i hidrocentralit Rapun 3&4 – U shenjtërua Katedralja e re në Gjirokastër – Me përkushtim të jashtëzakonshëm dashurie

Panair i Fjetjes së Tërëshenjtës Mari në Delvinë

– Liturgjia Hyjnore kryesohet nga Kryepiskopi Anastas – Shërbesë te vendi ku u krye Liturgjia e parë, më 1991 – Vizitë në Manastirin e Fjetjes në Kostar   Në 15 Gusht 2016, në qytetin e Delvinës, në kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, Liturgjia Hyjnore poliarkieratike e së Kremtes së Fjetjes të së Tërëshenjtës u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Me

Kryepiskopi Anastas kreu shenjtërimin e Kishës së Apostujve Petro dhe Pavli, Mesopotam, Sarandë

Kjo e diel, 14 gusht, në Mesopotam, fshat i rëndësishëm i Bashkisë së Finiqit, në rrugën që lidh Gjirokastrën me Sarandën, ishte si një parafestë. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, në kuadrin e vizitës në Mitropolinë e Gjirokastrës, së bashku me Mitropolitin e Gjirokastrës Dhimitrin dhe Mitropolitin e Amantias Nathanailin, kryen sot Shenjtërimin e Kishës së Apostujve Petro dhe Pavli. Kjo

U promovua botimi: “Vepra ndërtimore në Mitropolinë e Gjirokastrës”

Takim shpirtëror me Kryepiskopin Anastas:   U promovua botimi “Vepra ndërtimore në Mitropolinë e Gjirokastrës”   Me një pjesëmarrje të gjerë të një auditori të zgjedhur u zhvillua sot, e shtunë 13 gusht, në qytetin e Gjirokastrës, takimi i promovimit të Volumit të Dytë (në dy pjesë) të librit “Vepra Ndërtimore në Mitropolinë e Gjirokastrës 1992-2015”, botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Aktiviteti, i

U zhvilluan kampet verore të Kishës: “E vërteta na bën të lirë”

    U zhvilluan kampet verore të Kishës   “E vërteta na bën të lirë”   Mbushemi gjithmonë me ndjenja falënderimi, mirënjohjeje dhe gëzimi kur mendojmë që Kisha jonë me kujdesin e veçantë të Kryepiskopit Anastas, që në hapat e parë të ringritjes nga gërmadhat, 25 vjet më parë, kishte ndër përparësitë kryesore edukimin e brezit të ri. Pjesë e këtij kujdesi atëror ishte edhe

Fjala e Kryepiskopit Anastas me rastin e përurimit të hidrocentralit Rapuni 3&4

    “Do të bekoj Zotin në çdo kohë, lavdërimi i tij do të jetë përherë në gojën time” (Ps.33). Lavdërojmë dhe falënderojmë nga thellësia e zemrës sonë Perëndinë e tërëfuqishëm të dashurisë, të paqes dhe të krijimtarisë për dhuratat e Tij të shumëllojta për ne, të njohura dhe të panjohura.     Kanë kaluar 25 vjet nga çasti kur më bëri të denjë të

Doli në qarkullim botimi “Vepra ndërtuese” vëllimi i dytë, pjesa e dytë

Në vazhdën e botimeve “Vepra ndërtuese” po ju paraqesim vëllimin e dytë të serisë “Vepra Ndërtuese”, pjesa e 2, i cili paraqet veprën restauruese kishtare në Mitropolinë e Gjirokastrës Në këtë libër do të lexoni: – Shënim hyrës(i Pjesës së 2-të) – Restaurime të kishave, monumente kulture – Punime të plota restaurimi – Ndërhyrje shpëtuese – Treguesi i emrave dhe vendeve  

U Shenjtërua Katedralja e re në Gjirokastrës

Me shërbesën e shkëlqyer sipas Rendit të Tipikosë së Kishës Orthodhokse, u krye sot, e diel, 7 gusht 2016, Shenjtërimi i Kishës së re Katedrale ‘Ngjallja e Krishtit’, në Gjirokastër. Shërbesa e Shenjtërimit, sikundër edhe Liturgjia Hyjnore që vijoi, u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti përgjegjës i Mitropolisë së Gjirokastrës, Imzot Dhimitri dhe Mitropoliti

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live