25 vjet shërbim kryepriftëror, me përkushtim ndaj Zotit dhe njeriut

24 Qershori i vitit 2017 është një ditë festive për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sepse që nga data historike e 24 Qershorit 1992 u mbush një çerek shekulli, që të krishterët orthodhoksë udhëhiqen me përkushtim atëror, me vizion dhe hir apostolik nga Fortlumturia e tij Kryepiskopi Anastas. Ky përvjetor plot suksese, vërteton katërcipërisht se përzgjedhja e Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike me propozimin

25 vite nga zgjedhja e Fortlumturisë së Tij Anastasit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

25 vite nga zgjedhja e Fortlumturisë së Tij Anastasit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë   Liturgji Hyjnore festive në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”   Sot, 24 qershor 2017, me një Liturgji Hyjnore panegjirike u kremtua 25-vjetori i zgjedhjes nga Patriarkana Ekumenike i Fortlumturisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë. Në Liturgji bashkëmeshuan anëtarë të Sinodit të

Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Qershor 2017

Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Qershor 2017   Në këtë numër do të lexoni:   – 1 Qershor 2014 – 1 Qershor 2017 – 3 vjet nga Shenjtërimi i Katedrales së Tiranës “Ngjallja e Krishtit” – Liturgji Hyjnore festive dhe takim i klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë – U përurua shkolla e mesme “Platon” në Korçë – E kremtja e Gjithë

25 vjet nga 24 Qershori 1992 – dita e ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

  25 vjet nga 24 Qershori 1992 – dita e ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë   Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas, ditë e shënuar për ringjalljen e besimit pas natës ateiste   Fillimi i viteve ’90, megjithëse formalisht ishte rifituar liria e besimit, ishte dramatik për Komunitetin e besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë. Pa asnjë episkop, madje pa asnjë kandidat për t’u ngritur në

Miq të nderuar nga Lindja e Mesme në Selinë e Sinodit të Shenjtë

Të hënën, 12 qershor 2017, në Selinë e Sinodit të Shenjtë, në Tiranë, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, priti një delegacion me personalitete të larta nga Libani, të familjes së njohur mbretërore, që nga koha e Perandorisë Bizantine e deri në shek. 18-të të Ghasanidëve, të përbërë nga Sheikh Selim El Chemor, Beirut, Liban, Princi Gharios El-Chemor of Ghassan, Aman, Jordani,

Iu dorëzuan diplomat studentëve që mbaruan Akademinë Teologjike

Dorëzimi i diplomave studentëve që mbarojnë Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në manastirin e ri të Shën Vlashit, kthehet çdo vit në një moment feste dhe hareje. Festë për ata që do të jenë klerikë dhe katekistë të rinj të Kishës sonë dhe gëzim për sukseset gjithnjë në rritje të sistemit të saj arsimor. Të shtunën, 10 qershor 2017, ishte kurorëzimi i përpjekjeve katërvjeçare të

Përurohet shkolla e mesme “Platon” në Korçë

Në datën 8 qershor, me Shërbesën e Bekimit të Ujit (Ajazëm), u krye përurimi i godinës së shkollës së mesme “Platon”, në Korçë. Kjo shkollë është pjesë e sistemit arsimor të Kishës sonë. Shërbesa u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Korçës Joani dhe Mitropoliti i Amantias Nathanaili. Në inaugurim morën pjesë është kryetari i

“Të tjerët ngrenë mure, ne u besojmë urave”

Kryepiskopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” i Larisës   “Larisa dhe Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Larisës ju mirëpresin me ndjenja respekti, gëzimi dhe emocione. Padyshim, vizita juaj këtu është nder i veçantë për qytetin tonë, për kryeqytetin e Thesalisë me histori 8000 vjeçare”. Kështu iu drejtua Kryepiskopit Anastas Kryetari i Bashkisë së Larisës, Apostolos Kallojanis, me rastin e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” Fortlumturisë së

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live