Doli në qarkullim libri “Historia e Ikonave”

  Historia e Ikonave të Shenjta është një histori nxitëse, emocionuese dhe magjepsëse. Është një histori e mbushur me dashuri për besimin, me mistere të thella dhe të vështira për t’u kuptuar, me mashtrime, grindje, intriga dhe, në fund, me paqe. Ikonat do të na shoqërojnë që nga koha e apostujve dhe e të krishterëve të parë deri në ditët e sotme. Ikonat e Kishës

Liturgji në të kremten e Metamorfozës së Shpëtimtarit

    Sot, në të kremten e Metamorfozës, shndërrimit të Zotit Krisht në malin Thavor, Kryepiskopi Anastas e kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën me të njëjtin emër, në Qendrën Shpirtërore “Thavor”, në zonën e Shkozës, në Tiranë. Bashkë me Fortlumturinë e Tij meshoi edhe Episkopi i Bylisit, Asti dhe klerikë të kryeqytetit.  

U kremtua 26-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

  Viti 1992 kishte dy data historike për Kishën tonë të ringjallur nga hiri i komunizmit: 24 qershorin 1992, zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe 2 gushtin – Fronëzimin e Tij. Me rastin e 2 gushtit, 26-vjetorit të Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale

Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Korrik 2018

    Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Korrik 2018   Në këtë numër do të lexoni:   – 20 vjet më parë u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës sonë pas persekutimit – Kremtime në 20 vjetorin e fronëzimit të Mitropolitëve – “Vepra e Episkopit është dëshmi e Kryqëzimit dhe Ngjalljes” – Nga fjala e Kryepiskopit Anastas në hirotonisjen e Imzot Joanit, 20

Kremtime në 20 vjetorin e fronëzimit të Mitropolitëve

    Korriku i vitit 1998 do të shënonte një çast historik për Kishën tonë, riformimin e Sinodit të Shenjtë pas natës së gjatë ateiste. Fronëzimi i Imzot Ignatit, hirotonia e fronëzimi i Hirësi Joanit dhe hirotonia e Imzot Kozmait, bënë të mundur plotësimin e ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që kishte nisur më 24 qershor 1992, me zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas.

Deklaratë – Marrim pjesë në dhimbjen për viktimat e zjarrit

  Marrim pjesë në dhimbjen për viktimat e zjarrit shkatërrimtar që preku krahinat e Atikës Lindore   Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, z. Anastas, komunikoi në telefon me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Athinës dhe të Gjithë Greqisë, z. Jeronimos, si edhe me Episkopin e krahinës së prekur nga zjarret, Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Kifisias, z. Kirillos dhe

Veprimtari të Zyrës “Diakonia Agapes – Shërbimi i Dashurisë”

    Shërbime publike transparente dhe efektive për personat me aftësi të kufizuara   Ky program po zhvillohet në bashkitë Përrenjas, Belsh dhe Cërrik   Zyra “Diakonia Agapes – Shërbimi i Dashurisë”, e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në bashkëpunim me shoqatën “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara” (MEDPAK) dhe Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta (QSHINJNV)

Hirësi Joani u nderua me titullin “Doktor Nderi” nga Universiteti “Fan Noli”

    Ditën e hënë, 23 korrik 2018, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit si Mitropolit i Korçës, Hirësia e Tij Joani u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Fan Noli” i qytetit. Leximi i motivacionit dhe dorëzimi i titullit u krye nga Rektori i Universitetit, Prof. dr. Ali Jashari. Në motivacion thuhej: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist, përkthyes

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live