Veprimtari të Zyrës “Diakonia Agapes – Shërbimi i Dashurisë”
Shërbime publike transparente dhe efektive për personat me aftësi të kufizuara Ky program po zhvillohet në bashkitë Përrenjas, Belsh dhe Cërrik Zyra “Diakonia Agapes – Shërbimi i Dashurisë”, e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në bashkëpunim me shoqatën “Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara” (MEDPAK) dhe Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta (QSHINJNV)
Hirësi Joani u nderua me titullin “Doktor Nderi” nga Universiteti “Fan Noli”
Ditën e hënë, 23 korrik 2018, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit si Mitropolit i Korçës, Hirësia e Tij Joani u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Fan Noli” i qytetit. Leximi i motivacionit dhe dorëzimi i titullit u krye nga Rektori i Universitetit, Prof. dr. Ali Jashari. Në motivacion thuhej: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist, përkthyes
Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Qershor 2018
Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Qershor 2018 Në këtë numër do të lexoni: – 24 Qershor 1992 – përvjetor themelor për Kishën tonë – “Logos” do të nisë me tri degë të reja studimesh – Doli në qarkullim libri Tetëtingullshi Ngjallësor – Fillojnë kampet verore të Kishës sonë – “Ju jeni Ungjilli që do të lexojnë fëmijët” – Përshëndetje
Konkluzionet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Mediave Digjitale dhe të Pimantikës Orthodhokse
“Zëri i Zotit është mbi ujëra, … Zoti mbi ujëra të shumta … Zoti do ta bekojë në paqe popullin e tij” (Ps. 28:3-11) Në skajin perëndimor të ujërave të kaltra të Detit të Kretës, nën mbrojtjen dhe përkujdesjen e Zonjës së Engjëjve, nderimi i së cilës është i pandërprerë në këtë vend të largët të Kretës që ka lindur shenjtorë dhe burra
Fillojnë kampet e kishës
Si çdo vit, kampet orthodhokse për djem e vajza do të fillojnë rregullisht aktivitetin e tyre. Gjithashtu, kampingje të tjera ditore ose me kohë të caktuar zhvillohen pranë çdo dioqeze etj. Gjithmonë falënderojmë me mirënjohjeje dhe gëzim kur kujtojmë që Kisha jonë, me kujdesin e veçantë të Kryepiskopit Anastas, që në hapat e parë të ringritjes së saj nga gërmadhat, kishte ndër përparësitë
Bekohet qendra e të moshuarave
Dje, e diel 24 qershor, 26-vjetori i zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës sonë, u bë ajazmoja (Bekimi i ujit), e qendrës për të moshuarat: Familja e dashurisë “Hyjlindësja Mari”. Qëllimi i saj është krijimi i mundësive reale për të moshuarat, që u përkasin shtresave në nevojë, të cilave do t’u ofrohen shërbime të specializuara falas ose me çmime të reduktuara. Shërbesa
Kremtim me rastin e 24 qershorit, 26-vjetorit të ringritjes kanonike të Kishës
Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike do të zgjidhte Mitropolitin Anastas, si Kryepiskopin e parë pas ardhjes së demokracisë. Kjo do shënonte edhe fillimin kanonik të ringritjes nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore panegjerike nga Kryepiskopi Anastas, së bashku me Mitropolitin e Korçës Joanin, Mitropolitin e Gjirokastrës Dhimitrin,
26 vjet nga ringritja kanonike e Kishës sonë
24 qershor 1992 – Patriarkana Ekumenike zgjidhte Fortlumturinë e Tij Anastasin në krye të Kishë sonë Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike do të zgjidhte Mitropolitin Anastas, si Kryepiskopin e parë pas ardhjes së demokracisë. Kjo zgjedhje mund të quhet edhe rinjohje dhe ripërtëritje e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të vënë në diskutim nga shkatërrimi total që i bëri Kishës








