Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Gusht 2018

    Doli në qarkullim gazeta “Ngjallja” e muajit Gusht 2018   Në këtë numër do të lexoni:   – U kremtua 26-vjetori i Ringritjes Kanonike të Kishës sonë – nga Thoma Dhima – Mesazh optimizmi në të kremten e Fjetjes së Hyjlindëses – nga Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë – Çdo gjë që bëni, bëjeni si për Zotin – U […]

Përfundojnë punimet restauruese në kishën “Fjetja e Hyjlindëses”, në fshatin Kosinë, Përmet

  Pothuajse pas një viti, përfundojnë punimet e restaurimit në kishën “Fjetja e Hyjlindëses” në Kosinë të Përmetit. Hartimi i projektit të restaturimit dhe mbikëqyrja e realizimi i punimeve u bë nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Projekti u miratua nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës. Realizimi i këtij projekti u ideua dhe u financua nga Kryepiskopi […]

U kremtua kujtimi i Shën Kozmait në Kolkondas dhe në të gjithë vendin

    Në vigjilje të së kremtes u ngrit një kryq në vendin ku u martirizua shenjtori   Në datë 24 gusht Kisha Orthodhokse kremton kujtimin e Hierodëshmorit Kozma të Kolkondasit (të Etolisë). Shën Kozmai braktisi qetësinë e jetës në Manastir, për të ofruar dritë në kandilin e besimit Orthodhoks që po fikej në këto treva nën hijen e errësirës otomane. Kjo datë e shënuar […]

U kremtua masivisht në gjithë vendin “Fjetja e Hyjlindëses”

    “Fjetja e Hyjlindëses”   E kremtja e madhe e Fjetjes së Hyjlindëses kremtohet në 15 gusht, e paraprirë nga dy javë agjërimi kreshmor. Për mbarë botën e krishtere figura e Nënës së Zotit lidhet në mënyrë të papërsëritshme dhe hyjnore me Shpëtimtarin e fisit njerëzor – Jisu Krisht. Me një dashuri të çiltër dhe të pafundme Hyjlindësja mbron të gjithë dhe përkrah çdo […]

U zhvilluan tri kampet verore kombëtare për vajza

  U zhvilluan tri kampet verore kombëtare për vajza   Kampi i parë për vajza   Në radhë të parë, për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre kampeve duhet të shprehim mirënjohjen për Kryepiskopin Anastas, për mbështetjen e tij financiare e shpirtërore për kampet verore. Ky është një investim në transformimin e jetëve të këtyre 69 vajzave. Përvoja në kamp gjatë 10 ditëve i ndihmoi ato […]

U zhvilluan kampet verore kombëtare për djem

      “Çdo gjë që bëni, bëjeni si për Zotin”   U zhvilluan kampet verore kombëtare për djem   Kampi i parë për djem   Kampi i parë për djem u zhvillua nga data 30 qershor-9 korrik, në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit dhe të Akademisë Teologjike. Si të gjitha kampet e tjera, ai u zhvillua me bekimin dhe mundësitë e krijuara nga […]

Doli në qarkullim libri “Historia e Ikonave”

  Historia e Ikonave të Shenjta është një histori nxitëse, emocionuese dhe magjepsëse. Është një histori e mbushur me dashuri për besimin, me mistere të thella dhe të vështira për t’u kuptuar, me mashtrime, grindje, intriga dhe, në fund, me paqe. Ikonat do të na shoqërojnë që nga koha e apostujve dhe e të krishterëve të parë deri në ditët e sotme. Ikonat e Kishës […]

Liturgji në të kremten e Metamorfozës së Shpëtimtarit

    Sot, në të kremten e Metamorfozës, shndërrimit të Zotit Krisht në malin Thavor, Kryepiskopi Anastas e kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën me të njëjtin emër, në Qendrën Shpirtërore “Thavor”, në zonën e Shkozës, në Tiranë. Bashkë me Fortlumturinë e Tij meshoi edhe Episkopi i Bylisit, Asti dhe klerikë të kryeqytetit.  

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Dëgjoni Live